TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

​Reagime të shumta rreth ekspozitës për masakrat, sot largohet nga sheshi

by Tëvë1
2 orë ago
1
A A
​Reagime të shumta rreth ekspozitës për masakrat, sot largohet nga sheshi

Ekspozita “Masakrat në Kosovë 1998-1999”, e vendosur në sheshet e Prishtinës, mbrëmë ka ngjallur reagime të shumta, madje disa qytetarë kanë dal duke fshehur të dhënat e pasakta për viktimat në Burgun e Dubravës dhe ato në Krushën e madhe.

Gjatë mbrëmjes, në rrjetet sociale janë publikuar video ku shihet se disa qytetarë kanë ndërhyrë në mënyrë simbolike në ekspozitë, duke mbuluar pjesë të caktuara të materialeve informuese. Në një prej rasteve, një qytetar ka vendosur një letër të bardhë mbi të dhënat për Masakrën në Burgun e Dubravës, ku thuhej se 48 të burgosur shqiptarë figuronin si persona të armatosur. Ky veprim është interpretuar si reagim ndaj asaj që konsiderohet si paraqitje e pasaktë e viktimave.

Në video të tjera, qytetarë të ndryshëm shihen duke mbuluar informacionet për viktimat në Prekaz dhe në Masakrën e Krushës së Madhe, duke shprehur kundërshtim ndaj përmbajtjes së ekspozitës.

Ndërsa, Komuna ka heq lejen për këtë ekspozitë dhe ka njoftuar se sot duke filluar nga ora 10:00, ekipet e kryeqytetit do të ndërmarrin aksionin për heqjen e tabelës së ekspozitës “Masakrat në Kosovë 1998–1999” në sheshin “Nënë Tereza”.

Deputeti Nait Hasani, i cili ka qenë dëshmitar i drejtpërdrejtë i Masakrës në Burgun e Dubravës, ka reaguar ashpër përmes një shkrimi publik. Ai e cilësoi përmbajtjen e ekspozitës si “mashtrim dhe gënjeshtër”, duke theksuar se në këtë burg janë vrarë 118 të burgosur shqiptarë dhe janë plagosur mbi 400 të tjerë. Sipas tij, pretendimi se në mesin e viktimave ka pasur persona të armatosur është plotësisht i pavërtetë dhe cenon rëndë kujtesën e viktimave.

“Aty nuk tregohet e vërteta, aty tregohen rrenat e mashtrimet serbe dhe të agjenteve të Serbisë. Aty nuk ka pasur të burgosur të armatosur, aty nuk ka pasur civil shqiptar, aty ka pasur të burgosur shqiptar dhe si shqiptar janë vrarë 118 të burgosur dhe janë plagosur mbi 400 të tjerë. Aty janë vra pleq mbi 60 vjeç dhe fëmijë nën 18 vjeç nga shteti serb. Dhe kjo ekspozitë e financuar nga Kuvendi i Kosovës me këso të pavërteta e mashtrime, ku në këtë Kuvend të Kosovës kemi mbajtur fjalime e nxjerrë rezolutë për Masakrën në Burgun e Dubravës, e të lejohet dhe financohet në emër të Kuvendit kjo ekspozite, është krim duke vrarë bashkë me autorin dhe njëherë të burgosurit e burgut të Dubravës dhe shkelur gjakun e të vrarëve në këtë burg nga institucionet e shtetit të Serbisë”, tha ai.

Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti ka shkruar se ekspozimi në sheshin e Prishtinës i materialeve me pasaktësi për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë, është i papranueshëm dhe cenon drejtpërdrejt të vërtetën historike.

“Në kuadër të një ekspozite publike për masakrat e luftës 1998/99, janë evidentuar raste ku faktet janë paraqitur gabimisht dhe, në disa raste, edhe në mënyrë të shtrembëruar. Në rastin e masakrës në Krushë të Madhe, përveç pasaktësive në numrin e viktimave, prezantohet edhe një e pavërtetë narrative sikur gratë dhe fëmijët janë “lejuar” të largohen, e burrat janë vrarë. Kjo nuk qëndron. Në Krushë të Madhe janë vrarë pa përjashtim, edhe gra shtatzëna, e nuk janë lejuar, por urdhëruar e deportuar drejt Shqipërisë, çka e rrëzon çdo përpjekje për ta paraqitur këtë krim si një veprim “selektiv”. Në rastin e masakrës në Burgun e Dubravës, numri i viktimave nuk përputhet me të dhënat e konfirmuara, ndërsa paraqitja e disa prej tyre si “persona të armatosur” është plotësisht e pavërtetë. Të burgosurit shqiptarë kanë qenë civilë, të pambrojtur dhe nën kontroll të plotë të forcave serbe. Këto nuk janë gabime të thjeshta teknike, por shtrembërime që rrezikojnë të relativizojnë krimet dhe të përforcojnë narrativa të rreme. Si Ministër i Ministrisë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, bëj thirrje për: tërheqjen e menjëhershme të materialeve që përmbajnë pasaktësi; verifikim institucional të plotë të përmbajtjes së ekspozitave publike për krimet e luftës. Në të njëjtën kohë, ftoj institucionet përgjegjëse, përfshirë Prokurorinë e Shtetit dhe mekanizmat për hetimin e krimeve të luftës, që të shqyrtojnë këtë çështje. E vërteta për krimet e kryera në Kosovë nuk mund dhe nuk duhet të shtrembërohet.Ajo është themel i drejtësisë dhe detyrim ndaj viktimave, familjeve të tyre dhe historisë sonë”, ka shkruar ai.

Ndërkohë, Kuvendi i Kosovës ka sqaruar se në përputhje me mandatin e tij dhe praktikat e zakonshme institucionale, mbështet iniciativa që trajtojnë çështje me interes publik, përfshirë kujtesën kolektive, dokumentimin e luftës dhe nderimin e viktimave.

“Duke respektuar parimet themelore të lirisë artistike, të drejtës autoriale dhe krijuese, kjo mbështetje jepet pa ndërhyrë në përmbajtjen e projekteve të tilla. Përmbajtja dhe qëndrimet e paraqitura në kuadër të ekspozitës mbeten përgjegjësi e autorëve dhe organizatorëve të saj. Kjo është një praktikë standarde në mbështetjen e projekteve kulturore dhe nuk mund të keqinterpretohet si miratim apo redaktim i narrativës së paraqitur. Në të njëjtën kohë, mbrojtja e dinjitetit të viktimave dhe kujtesës kolektive mbetet obligim i përbashkët institucional dhe shoqëror, i cili kërkon trajtim të përgjegjshëm dhe të qëndrueshëm. Sidoqoftë, në këtë rast, Kuvendi do t’i adresojë shqetesimet e ngritura tek organizatorët e ekspozitës”, thuhet në sqarim.

Kurse, organizatori i ekspozitës Shkëlzen Gashi ka shkruar se për fat të keq, gati tri dekada pas përfundimit të luftës, Kosova nuk e ka një listë të të gjithë të vrarëve në luftën e fundit në Kosovë 1998-1999.

“Lista e vetme që kemi deri më tani është lista e hartuar nga organizata joqeveritare Humanitarian Laë Center (HLC), e udhëhequr nga Nataša Kandić, të cilës Kryetari i Komunës së Prishtinës ia ka dhënë çelësin e Prishtinës. Ne e kemi cituar këtë listë të Nataša Kandić-it sepse nuk kemi listë tjetër të të gjithë të vrarëve gjatë luftës në Kosovë. Sipas kësaj liste në Burgun e Dubravës janë vra gjithsej 106 veta. Prej tyre, 58 figurojnë civilë e 48 figurojnë persona të armatosur. Si është e mundur që në Burg të Dubravës 48 prej civilëve të vrarë të figurojnë si pjesëtarë të armatosur? Pse janë regjistruar këta si persona të armatosur? Persona të armatosur në burg? Për më keq, kjo mospërputhje nuk është e vetmja. Njëjtë ka ndodhur edhe në Masakrën e Mejës, ku numri i të vrarëve është 376 veta, por në listën e HLC-së figurojnë 349 civilë të vrarë, kurse 27 të vrarë figurojnë si të armatosur. Dihet botërisht që në Reçak forcat policore e ushtarake sërbe jugosllave kanë vrarë 45 civilë të pafajshëm shqiptarë, por në listën e të vrarëve të HLC-së së Nataša Kandić-it janë regjistruar 37 civilë shqiptarë e 8 janë regjistruar të armatosur. Mospërputhje të ngjashme vërehen edhe në masakra tjera: Kotlinë, Kaçanik, e të tjera”, ka shkruar ai.

Tags: ekspozitëmasakratPrishtinesheshTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Osmani: Nga mos konstituimi i institucioneve, pasojat i bartë vet shteti

27 vjet nga masakra e Izbicës, Osmani: Krimet e Serbisë duhet të përballen me drejtësinë

Kosova dhe Kolumbia thellojnë bashkëpunimin, nënshkruhen tri marrëveshje

Kosova dhe Kolumbia thellojnë bashkëpunimin, nënshkruhen tri marrëveshje

Hiqen nga sheshi “Nënë Tereza” tabelat e ekspozitës me të dhëna të pasakta për masakrat

Hiqen nga sheshi “Nënë Tereza” tabelat e ekspozitës me të dhëna të pasakta për masakrat

Dogana sekuestron 1000 litra etanol në Prizren, mbi 6 mijë euro shmangie nga taksat

Dogana sekuestron 1000 litra etanol në Prizren, mbi 6 mijë euro shmangie nga taksat

Osmani: Nga mos konstituimi i institucioneve, pasojat i bartë vet shteti

27 vjet nga masakra e Izbicës, Osmani: Krimet e Serbisë duhet të përballen me drejtësinë

Kosova dhe Kolumbia thellojnë bashkëpunimin, nënshkruhen tri marrëveshje

Kosova dhe Kolumbia thellojnë bashkëpunimin, nënshkruhen tri marrëveshje

Hiqen nga sheshi “Nënë Tereza” tabelat e ekspozitës me të dhëna të pasakta për masakrat

Hiqen nga sheshi “Nënë Tereza” tabelat e ekspozitës me të dhëna të pasakta për masakrat

Dogana sekuestron 1000 litra etanol në Prizren, mbi 6 mijë euro shmangie nga taksat

Dogana sekuestron 1000 litra etanol në Prizren, mbi 6 mijë euro shmangie nga taksat

Ngjyra e thonjve mund të tregojë mungesë oksigjeni dhe probleme serioze shëndetësore

Ngjyra e thonjve mund të tregojë mungesë oksigjeni dhe probleme serioze shëndetësore

Sa detergjent duhet vërtet për larjen e rrobave? Shumica gabon çdo ditë

Sa detergjent duhet vërtet për larjen e rrobave? Shumica gabon çdo ditë

Sa karburant është më mirë të keni në rezervuarin e veturës?

Sa karburant është më mirë të keni në rezervuarin e veturës?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën