TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Reagim në dy drejtime për sektorin e Mbrojtjes të Republikës së Kosovës

nga tëvë1
9 Qershor, 2022
0
A A
Shala: Bashkësia Ndërkombëtare po kërkon partner tjetër t’i çojë para proceset e rëndësishme për Kosovën

                                                                                                                            Shkruan: Drizan Shala

Nëse i referohemi ministrit aktual të mbrojtjes dhe “ministres” nën hije të subjektit politik PDK, në bazë të një konkludimi mund të gjesh gjëra të përbashkëta që janë:

a. Paaftësi për të udhëhequr me një strukturë në nivel strategjik, përjashto atij taktik dhe operacional të politikave të sigurisë nacionale të mbrojtjes si dhe

b. Paaftësi për t’iu bërë “ministre” e mbrojtjes, sepse referuar një shkrimi “sygjerim” për qytetarët, në rast stuhive më erdhi një pyetje në mendjen time e cila është :

A mund të arrijë kjo kandidate potenciale sa për kuotë gjinore të kuptojë së paku nivelin takik ushtarak sepse për atë operacional apo strategjik? Mendoj që jo.

Pavarësisht që ka disa vite që ka kaluar në Ministrinë e atëhershme të FSK si këshilltare si dhe pjesë e një OJQ vendore.

Por le t’i kthehemi thelbit të problemit që është duke ndodhur tani në Forcë si dhe në nivelin politik të saj.

Këtyre ditëve Ministria dhe KOMFSK kanë miratuar TOP-in për Forcën e cila ishte e gatshme që në kohën e ish KOMFSK paraprak, por që u stopua si pasojë e ndryshimeve politike dhe si rezultat patëm shumë borde për nënoficer dhe oficer që u prolonguan dhe disa edhe dështuan, duke rritur pakënaqësinë brenda Forcës, duke ua pamundësuar shumë pjesëtarëve që të marrin të drejtën e tyre sipas rregullores së FSK- së një gradë nderi siç e parashohin aktet e brendshme në momentin e pensionimit, apo ka raste ku nuk janë trajtuar fare nga niveli drejtues ushtarak për proces të vazhdueshëm të edukimit që kështu të arrin një të drejtë të garantuar edhe me aktin me të lartë juridik në vend.

(Kjo do ishte një temë e cila duhet të trajtohej se si ka rrjedh i gjithë procesi i gradimit/ avancimit/ shkollimit/ pozitave që nga TMK-ja në FSK, si institucion në mbështetje të autoriteteve civile, si dhe tani me mision të ri që ka mbrojtjen territoriale të vendit nga një Komision Hetimor Parlamentar me përbërje ndërkombëtare atasheu ushtarak Amerikan si dhe ai Britanik ).

Duke parë realitetin vetë, kryeministri aktual ngriti çështjen e trajtimit më me dinjitet pjesëtarët e ushtrisë së vendit e cila deri më tani mbeti vetëm në vazhdën e deklarimit politik në një manifestim historik për Forcën dhe kombin, sepse është faktike, pavarësisht deklarimeve “zyrtare” që kanë mohuar që shumë zyrtarë të Forcës kanë aplikuar për një jetë më të mirë për veten e tyre në ambasada (viza) apo edhe me rend kanë aplikuar për pjesëtarë të Policisë së vendit duke ikur nga ky institucion.

Pra, nëse merret edhe një element tejet i rëndësishëm që është plani gjithëpërfshirës për FSK-në në FAK, mund të themi që ka ngecje substanciale si pasojë e zhvillimeve siç ishte COVID-19, kriza ekonomike, ndryshimet politike brenda uniformës, etj.

Si dhe kapërcimi nga faza parë në fazën e dytë është duke ndodhur jo siç ishte e planifikuar dhe e dëshiruar nga hartuesit e këtij plani (sponsorizuar /mbështetur edhe nga DIRI, DIP, NALT si dhe ODC ).

Nëse mbledh gjitha informacionet publike, e vëren një shkëputje sa i përket orientimit që në këtë fazë jetike të zhvillimit, avancimit të kapaciteteve të Forcës e kemi përzgjedhur Turqinë dhe që kjo do mund të paraqet probleme në të ardhmen, nëse kemi ndryshime periodike të gjeostrategjisë globAle – “Sot mik, e nesër ?”.

Le t’i rikthehemi kandidates “ministre”, se a është duke trajtuar me ekipin e saj, se si qëndron puna e zhvillimeve brenda Forcës në arritjen e objektivave nga plani gjithëpërfshirës i saj ?

A është duke trajtuar kabineti i saj mundësitë e avancimit/modifikimit të planit gjithëpërfshirës duke iu përshtatur trendit të zhvillimit global me impakt të cenimit të sigurisë rajonale dhe të Kosovës ?

A është duke trajtuar problemin e Fondit për Siguri se si ajo do e parasheh shkrirjen e tij në sistemin aktual të kodit financiar?

Ka mori pyetje që ishte deshtë ajo t’i mendojë dhe mbi to të përgatit platformë politike, e siç po shihet është shumë larg nga realiteti, sepse emërimi politik dallon nga meritokracia profesionale.

Ministri aktual i Mbrojtjes me paraqitjen e tij vizuale të parë la shumë për të menduar se mund të vazhdojë një trend të ri brenda nivelit politik me impakt pozitiv brenda Forcës, dhe në fakt doli e kundërta nga analizimi i zhvillimeve brenda Forcës në këtë periudhë.

Patëm një “shkarkim” lirim nga detyra, por asnjëherë nuk patëm ndonjë veprim konkret mbi dyshimet e pretenduara mbrapa dyerve të mbyllur se a ka pasur keqpërdorim të jetësimit të politikave sigurisë brenda Forcës, që ka mund të shkaktojnë buxhetit dëme financiare?

A ka pasur “ide/plane” brenda kabinetit qeveritar për përdorim të automjeteve ushtarake për nevoja të sigurisë publike në kontekstin civil, ku asnjëherë nuk u ngrit si duhet nga një Komision Hetimor Parlamentar këto dyshime, se a janë lënduar raportet me partnerin strategjik të Forcës nga këto “ide/plane”?

A ka shkelje sa i përket shumë proceseve tenderuese brenda MM dhe Forcës në gjitha periudhat që nga tranzicioni TMK/FSK?

Ku asnjëherë s’pati vullnet politik me hetu komplet këtë institucion bazuar edhe në raporte te ZKA-ja për vite me radhë?

Pra, konkludimi është se jetësimi dhe hartimi i politikave nacionale të mbrojtjes dhe sigurisë, këta dy akteret një aktive e tjetri në ardhje lënë shumë për të dëshiruar dhe që është shumë brengosëse.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kriza e energjisë për bizneset: Një fatkeqësi e prodhuar me dorën tonë

Kriza e energjisë për bizneset: Një fatkeqësi e prodhuar me dorën tonë

Analizë: Ngërçi Politik në Kuvendin e Kosovës

Analizë: Ngërçi Politik në Kuvendin e Kosovës

Pasuria ruse si armë e dominimit gjeopolitik

Pasuria ruse si armë e dominimit gjeopolitik

Deputetët e papërgjegjshëm dhe qytetarët e përgjumur

Deputetët e papërgjegjshëm dhe qytetarët e përgjumur

Gara për Gjilanin, Pozhari: Arbër Ismajli do të harrohet si emër, ‘marionetë’ e Lutfi Hazirit

Gara për Gjilanin, Pozhari: Arbër Ismajli do të harrohet si emër, ‘marionetë’ e Lutfi Hazirit

Canaj: Bedri Hamza mund të mos kandidoj për kryetar të Mitrovicës së Jugut

Canaj: Bedri Hamza mund të mos kandidoj për kryetar të Mitrovicës së Jugut

Cristiano Ronaldo dërgon Portugalinë në finalen e Ligës së Kombeve

Cristiano Ronaldo dërgon Portugalinë në finalen e Ligës së Kombeve

Chelsea zyrtarizon Liam Delap si lojtar të ri

Chelsea zyrtarizon Liam Delap si lojtar të ri

Veto në OKB: SHBA-ja bllokon një tjetër rezolutë për armëpushim në Gaza

Veto në OKB: SHBA-ja bllokon një tjetër rezolutë për armëpushim në Gaza

Emisioni “Info Nata” 04.06.2025 ‪

Emisioni “Info Nata” 04.06.2025 ‪

Arrestohet një i dyshuar për tregti të paligjshme dhe shpërndarje të produkteve të falsifikuara mjekësore

Arrestohet një i dyshuar për tregti të paligjshme dhe shpërndarje të produkteve të falsifikuara mjekësore

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X