Të gjithë 89 deputetët që ishin në sallë votuan për, përcjell teve1.info
Futja e kësaj pike në rend dite, u propozua nga kryetari i Komisionit për Ekonomi, deputeti i PDK-së Ferat Shala.
Kjo marrëveshje u nënshkrua dje në kongresin amerikan mes ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe drejtores së MCC-së, Alice Albright.
Programi Kompakt do të jetë investimi më i madh në sektorin e energjisë në Republikën e Kosovës, në vlerë prej 236.7 milionë dollarëve. /Teve1.info/