TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Rasti “Telkos”, të martën është lëshuar video ku Arben Billalli kërkon 8 mijë euro ryshfet

by Fidan Zejnullahu
3 vjet ago
0
A A
Rasti “Telkos”, të martën është lëshuar video ku Arben Billalli kërkon 8 mijë euro ryshfet

Seanca të martën filloi në ora 9:50.

E përsëri në bankën e të akuzuarit, është ish-kryeshefi i KPM-së, Luan Latifi.

Ky i fundit sipas aktakuzës së prokurorisë, përmes ish-drejtorit të Administratës dhe Financave në Komisionin e Pavarur për Media, Arben Bilalli, i kërkoi dhe mori ryshfet 8 mijë euro nga kompania “Telkos” .

E në këtë seancë, radha i erdhi dëgjimit të dëshmive.

Bëhet fjalë për disa audio-incizime, të bëra nga Elhami Haziri, e që është edhe njëri nga pronarët e kompanisë “Telkos”.

Në këtë formë për afër 40 minuta në gjykatore, qetësinë e prishën vetëm zëri i dëshmive.

Më pas këtë e arsyetoi, prokurorja e rastit, Merrushe Llugiqi.

“Me këtë bisedë të zhvilluar në mes të Arben Billallit dhe Elohami Hazirit zyret e KPM-së, konsiderojmë se Arbeni në këtë rast, Elhamiut ia ka përmendur fjalët dhe bisedën që kishte bërë me Luanin, cka do të thotë se i pandehuri Luan Latifi, pas takimit dhe bisedës në restorantin “Garden” në Gjilan me Elhami Hazirin, të njëjtat fjalë, Arbeni e ka ba me Luan Latifin, e që kjo vërtetohet nga CD- Voice 5”, tha Llugiqi.

E seanca vazhdoi me shikimin e një video incizimi nën masa të fshehta.

Këtë e kishte bërë Policia e Kosovës, kur pala e dëmtuar ia kishte dorëzuar 8 mijë euro, Arben Billalit.

Më pas sipas prokurorisë, ky është momenti kur Haziri e Billali, futën në njërin nga restorantet e Gjilanit.

E këtu bëhet edhe dorëzimi i parave.

“Ai ke ngjeh? S’po du m’i ngjeh, veç shtini aty..sa janë? 8 mijë. Se unë kam faj që hy në këto sene, e ai lujka k*qe jam më fëmijë…”.

Ndërkohë këto dëshmi i kundërshtoi, avokati i palës së akuzuar, Driton Musliu.

“Imagjoni Arben Biallithotë, unë ja dhashë Luanit 20 mijë euro, e ti ami mu 8 mijë euro, krejt kjo me hekë qafe. Ai i paska dhënë 12 mijë euro me hekë qafe Luanin. Nëse pretendohet se kjo ka ndodh kështu, ish dashtë policia menjëherë me shku të Luani, edhe mi nxanë ato 20 mijë euro”, tha Driton Musliu, avokat i Luan Latifit.

Por ky pretendim i Musliut, hasi në kundërshtimin e palës së dëmtuar.

“Kundërshtimi i mbrojtjes se kinse kjo provë zbehet se Billali i ka thënë Elhamiut se unë ja kam dhënë 20 mijë Luanit, kjo nuk e zbehë fare këtë provë, sepse Arben Billali i thotë me qëllimin që mos ta lëshojë Elhamiun”, u shpreh Naim Rudari, avokat i “Telkos”.

Në fund trupit gjykues iu dorëzuan disa dëshmi nga pala e akuzuar.

Më këtë përfundoi edhe seanca e së martës. Ndërsa shqyrtimi i ardhshëm u caktua me 28 shtator.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Nga Dardania në Pavarësi, një udhëtim artistik në Lubjanë përmes qëndresës dhe lirisë

Nga Dardania në Pavarësi, një udhëtim artistik në Lubjanë përmes qëndresës dhe lirisë

Sekuestrohet municion luftarak dhe tritol në Vlorë, në pranga 35-vjeçari

Sekuestrohet municion luftarak dhe tritol në Vlorë, në pranga 35-vjeçari

Zhduket një person në Pejë

Zhduket një burrë në Gjilan

“U tërhoq nga uji nga një qytetar”- Policia jep detaje për gruan që ra nga Ura e Moglicës

“U tërhoq nga uji nga një qytetar”- Policia jep detaje për gruan që ra nga Ura e Moglicës

Rrëzimi i helikopterit në Katar: Gjashtë viktima të konfirmuara

Rrëzimi i helikopterit në Katar: Gjashtë viktima të konfirmuara

Nga Dardania në Pavarësi, një udhëtim artistik në Lubjanë përmes qëndresës dhe lirisë

Nga Dardania në Pavarësi, një udhëtim artistik në Lubjanë përmes qëndresës dhe lirisë

Irani ka goditur të paktën 12 sisteme radarësh amerikanë dhe aleatë që nga fillimi i luftës, thotë raporti i Anadolu

Irani ka goditur të paktën 12 sisteme radarësh amerikanë dhe aleatë që nga fillimi i luftës, thotë raporti i Anadolu

15 persona të plagosur në Izraelin qendror nga sulmet iraniane

15 persona të plagosur në Izraelin qendror nga sulmet iraniane

Sekuestrohet municion luftarak dhe tritol në Vlorë, në pranga 35-vjeçari

Sekuestrohet municion luftarak dhe tritol në Vlorë, në pranga 35-vjeçari

SHBA i vendos ultimatum Iranit: 48 orë për hapjen e Ngushticës së Hormuzit ose sulme ndaj centraleve energjetike

SHBA i vendos ultimatum Iranit: 48 orë për hapjen e Ngushticës së Hormuzit ose sulme ndaj centraleve energjetike

Rritja e çmimit të naftës, Rama: Është problem global, po e monitorojmë orë pas ore

Rritja e çmimit të naftës, Rama: Është problem global, po e monitorojmë orë pas ore

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën