TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Rasti “PIKA”, publikohen pamjet ku shihen policët duke marrë ryshfet

Në Gjykatë ka nisur sot publikimi i videoincizimeve nga rasti “PIKA”, në të cilat zyrtarët policor shihen duke pranuar ryshfet. Kjo vepër penale, sipas Prokurorisë, u krye në vazhdimësi nga 24 polic kufitar, të cilët ishin arrestuar në vitin 2022.

by Lindrit Zejnullahu
1 muaj ago
2 0
A A

Është gushti i vitit 2021.

Ahmet Shabanaj ishte në orarin e tij të punës si zyrtar policor në pikëkalimin kufitar në Vërmicë.

Atë Prokuroria Speciale po e akuzon për marrje ryshfeti përgjatë ushtrimit të detyrë zyrtare.

Në pamjet e publikuara, prokurori Ilir Morina thotë se të paktën për disa ditë, ky zyrtar policor mori ryshfet në këtë mënyrë.

“E hap dokumentin shikojeni po i nxjerrë paratë, shikojeni po i futë në grusht… tani i vendosë dy duart po i shikon dhe numëron”, tha Prokurori Special, Ilir Morina.

Me pamjet e publikuara nuk u pajtua mbrojtësi i të akuzuarit, Naim Rudari i cili tha se nuk u arrit të provohet fajësia e të njëjtit.

“Lëvizjet e tij instiktive të tij që ka secili person, madje edhe kruarjet e trupit të tij, Prokurori i vlerëson si lëvizje të dyshimta, madje thotë se merr diqka kalon nga një dorë në tjetrën dhe i fut në xhepin e pasëm të djathtë por prokurori as ne këtu në sallë meqenëse kamera ishte vendosur në anën e majtë asnjëri nuk e pamë xhepin e pasim as xhepin e djathtë as dorën duke futur në xhep çkja asnjëri nuk pamë para”, tha avokati Rudari

Përkundër se të enjten u shfaqën videot vetëm të njërit prej të akuzuarve, në seancë kërkesa patën edhe avokatët tjerë të të pandehurve, ku thanë se provat janë të kundërligjshme.

“Masa e fshehtë teknike e vëzhgimit dhe hetimit monitorimi i fshehtë i bisedave publike dhe fotografimi në vendep publike. Për lëshimin e këtyre masave, kjo është e lëshuar ndaj personave N/N. Kur kjo masë është vazhdu përkundër që në fillim kanë qenë persona N/N ndërkohë janë shndërruar në emra dhe mbiemra është vazhduar kjo masë me datë 18 tetor 2021 ku figoruoin edhe emri të mbrojturit tim, masa nuk ndryshon”, u shpreh Leutrim Syla, avokat i njërit nga të akuzuarit.

“Kemi kundërshtuar masat e fshehta masat e veçanta hetimore për kundërligjshmëeinë e tyre ndonëse nuk i kishim të gjitha urhdërat ne kemi vlerësuar se masat e veçanta janë nxjerrë në mënyrë të kundërligjshme…  Kërkoj nga trupi gjykues që tani t’i shpallë si prova të papranueshme dhe ti veçojë nga shkresat e lëndës. Ky qëndrim i yni do të jetë nga tani deri në përmbylljen definitive të kësaj çështje”, tha Naim Rudari, avokat i Adem Shabanajt.

Por, trupi gjykues refuzoi këtë propozim të tyre, pasi që vlerësuan se aplikimi i masave të fshehta është i bazuar në ligj.

Po ashtu u refuzua edhe kërkesa lidhur me ligjshmërinë për ekzaminimin të telefonave pasi që ato u tha se mund të përdoren si prova materiale.

Ndryshe, për muajin prill u caktuan dy seanca tjera ku do të shfaqen edhe video tjera për 23 të pandehurit tjerë që ishin arrestuar  në vitin 2022 në një aksion të quajtur “Pika”.

 

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kosova shkruan histori, por dështon në hapin e fundit drejt Botërorit

Kosova shkruan histori, por dështon në hapin e fundit drejt Botërorit

“VLEN-i është përfaqësues i denjë i shqiptarëve”- Gashi, kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut

“VLEN-i është përfaqësues i denjë i shqiptarëve”- Gashi, kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut

Maqedonci takohet me Haluk Bayraktar para ndeshjes Kosovë – Turqi

Maqedonci takohet me Haluk Bayraktar para ndeshjes Kosovë – Turqi

Turqia kalon në epërsi

Turqia kalon në epërsi

Ademi: Javën e ardhshme vendoset për trajnerin

Ademi: Gladiatorët dardanë do të rikthehen edhe më të fortë

Kosova shkruan histori, por dështon në hapin e fundit drejt Botërorit

Kosova shkruan histori, por dështon në hapin e fundit drejt Botërorit

“VLEN-i është përfaqësues i denjë i shqiptarëve”- Gashi, kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut

“VLEN-i është përfaqësues i denjë i shqiptarëve”- Gashi, kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut

Maqedonci takohet me Haluk Bayraktar para ndeshjes Kosovë – Turqi

Maqedonci takohet me Haluk Bayraktar para ndeshjes Kosovë – Turqi

Turqia kalon në epërsi

Turqia kalon në epërsi

Gashi: Depolitizimi, rruga drejt shqipes gjuhë zyrtare në RMV

Gashi: Depolitizimi, rruga drejt shqipes gjuhë zyrtare në RMV

Si ishte një vit e gjysmë në krye të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut për Afrim Gashin?

Si ishte një vit e gjysmë në krye të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut për Afrim Gashin?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën