TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Rasti i foshnjës në Pejë, drejtori i shkarkuar e cilëson ndërhyrje politike

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Foshnja e vdekur dyshohet se u fut në rrobalarëse në Spitalin e Pejës – Prokuroria jep detaje

Pas shkarkimit ka reaguar drejtori mjekësor, Muhamet Haliti, i cili ka thënë se është për t’u befasuar se si vendimi është marrë në vikend, dhe siç ka thënë ai, njoftimi për shkarkim pa vendim zyrtar është shkelje ligjore, përcjell teve1.info

Tutje ai ka thënë se ky rast nuk perputhet aspak me pergjegjësitë dhe detyrat e drejtorit mjekësor.

Sipas tij, në shkarkimin e tij ka ndërhyrje politike.

“Besoj se në këtë shkarkim të padrejtë timin ka nderhyrje politike pasi që përgjegjësi kryesorë është Z.S.Kelmendi e që është një militant i partisë politike VV, ndërsa shefi I shërbimit teknik është kushëri i afërt i drejtorit ekzekutiv, prandaj në papërvojën e menaxhimit të drejtorit ekzekutiv z.Fazli Shala dhe i ndikuar nën presion e partisë politike duke filluar nga drejtoresha e SHSKUK dhe ushtruesja e detyrës së Ministres të Shëndetësisë është detyruar të marrë këtë vëndim për ta shfajësuar përgjegjësine e tyre morale për dorëheqje”, ka shkruar ai në Facebook.

Postimi i tij i plotë:

Reagim ndaj prononcimit të faqes zyrtare të Spitalit të Përgjithshëm Pejë përmes të cilit njoftohem se është bërë shkarkimi im si Drejtor Mjekësor:

Jam i njoftuar për rastin në fjalë, përmes njoftimit për opinion nga faqja zyrtare e Spitalit të Pejës, dhe është për t’u befasuar sesi sot është ndërrmarrur një vendim i tillë, derisa jemi në shfrytëzim të ditës së vikendit dhe vendimet nuk mund të merren në vikend, meqë zyra e protokolit dhe e vulës është e mbyllur dhe njoftimi për shkarkim pa vendim zyrtar konsideroj se është shkelje ligjore.

Po ashtu në këtë njoftim shkruan se shkarkimi është bërë si përgjegjësi direkte për rastin në fjalë, pra për frytin e vdekur .

Sa për opinion ju sqaroj se ky rast nuk perputhet aspak me pergjegjësit dhe detyrat e drejtorit mjekësor.

– Deri sa drejtori mjekësor është përgjegjës i punës së mjekëve, e në rastin në fjalë personeli mjekësor nuk e neglizhoj rastin duke e përfunduar kujdestarinë atë natë me pergjegjësi të plotë.
Pacientia e pranuar është ekzaminuar, ajo dhe familja janë njoftuar për frytin e vdekur, pacientja është operuar me kohë, terapinë e ka marrë me kohë , gjithcka lidhur me rastin është dokumentuar dhe pacientja e pajisur me fletëlëshim është liruar në gjendje të rregullt.

Po ashtu foshnja e vdekur gjatë intervenimit kirurgjik i është dorëzuar mamisë që e njejta të vazhdonte me procedura tjera.

Theksoj prapë se ky rast nuk është përgjegjësi e punës se mjekut.

-Kjo përgjegjësi bjen drejtpërdrejtë mbi ushtruesin e detyrës të drejtorit të administratës Z.Selman Kelmendi.

-Shefit të shërbimit Teknik Z. Ardian Shala dhe mbikqyrësit të higjienës Z.Hysë Kastrati.

Ndaj të cilëve drejtori ekzekutiv nuk ka ndërrmarrë kurfarë masa për shkak të bindjes politike dhe farëfisit që ka me përgjëgjesit kryesor.

Pra kjo është hierarkia e shërbimit teknik , dhe sherbimi teknik është përgjegjës për punëtorët fizik, pastruesit dhe puntorët e lajtorës së spitalit.

Rasti ka filluar me marrjen e foshnjës nga pastruesi i cili është i suspenduar për shkak të pakujdesisë së tij, e ka derguar ne lajtore ku prapë nga pakujdesia e puntorëve në lajtore ka përfunduar ky rast.

Besoj se në këtë shkarkim të padrejtë timin ka nderhyrje politike pasi që përgjegjësi kryesorë është Z.S.Kelmendi e që është një militant i partisë politike VV, ndërsa shefi I shërbimit teknik është kushëri i afërt i drejtorit ekzekutiv, prandaj në papërvojën e menaxhimit të drejtorit ekzekutiv z.Fazli Shala dhe i ndikuar nën presion e partisë politike duke filluar nga drejtoresha e SHSKUK dhe ushtruesja e detyrës së Ministres të Shëndetësisë është detyruar të marrë këtë vëndim për ta shfajësuar përgjegjësine e tyre morale për dorëheqje .

Në këtë vendim do të bëj ankimim ligjor dhe shpresoj që drejtësia do të marrë vendimet e duhura.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Jashari e quan Shkelzen Gashin “idiot” për ekspozitën e masakrave në Prishtinë

Jashari e quan Shkelzen Gashin “idiot” për ekspozitën e masakrave në Prishtinë

Ymeri: Kosova pa rezerva strategjike të naftës, çmimet nuk kontrollohen si duhet

Ymeri: Kosova pa rezerva strategjike të naftës, çmimet nuk kontrollohen si duhet

Osmani uron Pashkët pas përfundimit të mandatit: Për shumë mot të dashur vëllezër e motra!

Osmani uron Pashkët pas përfundimit të mandatit: Për shumë mot të dashur vëllezër e motra!

27-vjet nga Masakra e Rezallës, Gucati: Krim barbar që s’duhet harruar kurrë, turp për ata që tentuan ta devijojnë historinë e shqiptarëve

27-vjet nga Masakra e Rezallës, Gucati: Krim barbar që s’duhet harruar kurrë, turp për ata që tentuan ta devijojnë historinë e shqiptarëve

Ultimatumi i Trumpit ndaj Iranit: Hapni Ngushticën e Hormuzit ose përballuni me bombardime

Ultimatumi i Trumpit ndaj Iranit: Hapni Ngushticën e Hormuzit ose përballuni me bombardime

Maqedonia e Veriut dëbon pesë diplomatë rusë

Këshilli Shqiptaro-Amerikan mbështet studentët në Maqedoninë e Veriut

Jashari e quan Shkelzen Gashin “idiot” për ekspozitën e masakrave në Prishtinë

Jashari e quan Shkelzen Gashin “idiot” për ekspozitën e masakrave në Prishtinë

Gjermania kërkon që burrat 17–45 vjeç të kenë miratim ushtarak për qëndrime jashtë vendit mbi 3 muaj

Gjermania kërkon që burrat 17–45 vjeç të kenë miratim ushtarak për qëndrime jashtë vendit mbi 3 muaj

Meidani me mesazh: Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një burrë shteti mendon për brezin e ardhshëm

Meidani me mesazh: Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një burrë shteti mendon për brezin e ardhshëm

Ymeri: Kosova pa rezerva strategjike të naftës, çmimet nuk kontrollohen si duhet

Ymeri: Kosova pa rezerva strategjike të naftës, çmimet nuk kontrollohen si duhet

Piloti amerikan i zhdukur pasi Irani rrëzoi avionin luftarak F-15 është shpëtuar

Piloti amerikan i zhdukur pasi Irani rrëzoi avionin luftarak F-15 është shpëtuar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën