TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rasti Hajrizi, avokati: Autopsia do i shuaj dilemat se a ishte vrasje apo vetëvrasje

by teve1
2 vjet ago
0
A A
Rasti Hajrizi, avokati: Autopsia do i shuaj dilemat se a ishte vrasje apo vetëvrasje

Avokati, Ardian Bajraktari konsideron se procesi i kryerjes se autopsisë së trupit të pajetë të Faton Hajrizit, është çështje orësh dhe menjëherë pas përfundimit trupi mund t’i dorëzohet familjes.

Ndërsa, nëse nuk do të ketë nevojë për mostra shtesë në ndonjë laborator tjetër, sipas tij raporti duhet të përpilohet jo më vonë se 15 ditë.

“Natyrisht që kryerja e procesit unë besoj që është çështje orësh, pastaj besoj shumë shpejt që pas përfundimit të autopsisë trupi mund t’i dorëzohet familjes, sepse në momentin që kryhet autopsia nuk ka arsye ligjore që i njëjti të qëndrojë në morgun e institutit të mjekësisë ligjore.Ndërsa, në rast se nuk do të ketë nevojë për dërgim të ndonjë mostre shtesë, në ndonjë laborator atëhere përpilimi i raportit sipas rregullit përkatësisht nenit 7 të ligjit për mjekësinë ligjore duhet të përpilohet jo më vonë se 15 ditë nga moment kur dorëzohen të gjitha mostrat”, ka thënë ai në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Avokati ka thënë se autopsia do i shuaj dilemat se a ishte vrasje apo vetëvrasje rasti i Faton Hajrizit.

Bajraktari, nuk e ka përjashtuar mundësinë që koha e kaluar prej tre javësh, të ndikojë gjatë realizimit të autopsisë.

Megjithatë, konsideron se ekspertët mjeko-ligjorë, mbi bazën e urdhërave dhe autorizimeve që do të marrin nga prokurori, nuk do të vonojnë ta kryejnë procesin.

“Natyrisht që nuk përjashtohet mundësia të ndodhë ndonëse është çështje e ekspertëve të fushës së Mjekësisë mjekoligjore, mirëpo duke u bazuar në ato njohuri që i kemi, unë dua të besoj që ekspertët tanë të Institutit të Mjekësisë Ligjore, mbi bazën e urdhërave dhe autorizimeve që do të kenë nga ana e prokurorit dhe kërkesave në lidhje me konstatimin e mënyrës së vdekjes, shkakut e të gjitha këto, do ta kryejnë pa vonesë, në drejtim të konstatimit dhe shuarjes së një varg dilemash në lidhje me mënyrën në lidhje me vrasjen apo vetëvrasjen e të ndjerit Hajrizi, në mënyrë që pastaj edhe e gjithë kjo saga e diskutimeve dhe ngritjes së teorive të ndryshme të marrë epilog”, ka shtuar avokati.

Ndryshe, trupi i të ndjerit është kthyer mbrëmë në Kosovë, pas insistimit të avokatit të familjes Hajrizi, Arianit Koci, i cili tha se pati bashkëpunim të ngushtë edhe me ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës, ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Zyrën Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd.

Ndërkohë ishin pikërisht familjarët ata që në prani të mjekut kujdestar, identifikuan trupin e Faton Hajrizit, për t’i lëshuar rrugë më pas procedurave të obduksionit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti nga Tirana: Reformat do t’i përmbushim edhe ato për të cilat Kosova humbi fondet e BE-së

Kurti nga Tirana: Reformat do t’i përmbushim edhe ato për të cilat Kosova humbi fondet e BE-së

Qeriqi nuk e përjashton mundësinë e ndryshimit të ligjit për vazhdimin e mandatit të Bashkim Jasharit

Qeriqi nuk e përjashton mundësinë e ndryshimit të ligjit për vazhdimin e mandatit të Bashkim Jasharit

Çitaku: Thaçi ishte komandant suprem kur FSK-ja mori mandatin e ushtrisë

Çitaku: Thaçi ishte komandant suprem kur FSK-ja mori mandatin e ushtrisë

Shiroka-Pula: Kosova kërkon trajtim të barabartë në procesin e integrimit evropian

Shiroka-Pula: Kosova kërkon trajtim të barabartë në procesin e integrimit evropian

​Serbia jep pasaporta për njerëzit e Putinit dhe djalin e Kadyrovit

​Serbia jep pasaporta për njerëzit e Putinit dhe djalin e Kadyrovit

Kurti nga Tirana: Reformat do t’i përmbushim edhe ato për të cilat Kosova humbi fondet e BE-së

Kurti nga Tirana: Reformat do t’i përmbushim edhe ato për të cilat Kosova humbi fondet e BE-së

Qeriqi nuk e përjashton mundësinë e ndryshimit të ligjit për vazhdimin e mandatit të Bashkim Jasharit

Qeriqi nuk e përjashton mundësinë e ndryshimit të ligjit për vazhdimin e mandatit të Bashkim Jasharit

Brahim Diaz nënshkruan me Real Madridin deri në vitin 2031

Brahim Diaz nënshkruan me Real Madridin deri në vitin 2031

Sot, shorti i Kupës së Kosovës, dihen kundërshtarët e rrugëtimit drejt trofeut

Sot, shorti i Kupës së Kosovës, dihen kundërshtarët e rrugëtimit drejt trofeut

Messi dhe Ronaldo mund të luajnë për herë të parë në të njëjtin ekip

Messi dhe Ronaldo mund të luajnë për herë të parë në të njëjtin ekip

Marta Kos thotë se Shqipëria mund të nënshkruajë Traktatin e Anëtarësimit në BE në 2028, Rama: Janë 27 vende që duhet të bien dakord

Marta Kos thotë se Shqipëria mund të nënshkruajë Traktatin e Anëtarësimit në BE në 2028, Rama: Janë 27 vende që duhet të bien dakord

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën