TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
19 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
19 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Rashiq: Zgjedhjet në veri janë legale, me 2 maj diskutohet draft-statuti i Asociacionit

nga tëvë1
2 vjet më parë
0
A A
Rashiq: Zgjedhjet në veri janë legale, me 2 maj diskutohet draft-statuti i Asociacionit

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq tha se mospjesëmarrja e serbëve të veriut në zgjedhje, është tregues i qartë se interesat e komunitetit serb po përdoren si mjet për beteja politike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ndonëse është shprehur i kënaqur me mbarëvajtjen e këtyre zgjedhjeve të cilat kaluan pa ndonjë incident, duke i quajtur ato legale.

Por ministri ka adresuar një dreson kritika në drejtim të presidentit serb Aleksandar Vuçiq, për presion e vazhdueshëm ndaj serbëve.

“Së pari jam shumë i kënaqur se ka kaluar pa incidente pa kurrfarë konflikti, ka kaluar në ambient të qetë dhe unë jam i kënaqur edhe pse nuk konsideroj me këto rrethana që zgjedhjet kanë qenë një zgjidhje perfektë, por nga ana tjetër duhet të kuptojmë që ligjet përcaktojnë se sa kemi afat për mbajtjen e zgjedhjeve. Unë e respektoj këtë element sepse në duhet të respektojmë ligjet. Për fat të keq e kemi parë edhe një herë që ndikimi i cili është zakonisht i vrazhde i cili në këtë aspekt partia politike e cila përfaqëson presidentin Vuçiq nuk hezitoi të bëjë gjithçka që është e mundur që të mbesin në pushtet”.

“Kjo është edhe një dëshmi e prolongimit ose vazhdimit te një udhëheqje e cila nuk është për interesat e komunitetit serb qoftë të jugut ose veriut, por i ka interesat ku serbët e Kosovës po përdoren si mjet, si një mjet i përkohshëm në vazhdim të betejës politike e cila do të vazhdojë edhe me 2 maj nëse mbahet ai takim që është planifikuar në Bruksel”, tha ai.

Rashiq tha se serbët nuk kanë përfaqshim të duhur në dialogun e Brukselit. Sipas tij, në takimin e dy majit do të bisedohet për propozimin e draft-statutit të Asociacionit.

“Në takimin e radhës më dy maj unë pres që pala kosovare do të jetë të them inovative dhe konstruktive. Edhe vetë Kurti ka treguar në takimin e fundit në Ohër. Konsideroj që është arritur një marrëveshje sipas meje është e mirë sepse ka një logjik të moskonflikti, i cili për serbët e Kosovës është me i vlefshëm”.

“Detajet nuk janë në këtë moment të sqaruara por e di që me dy maj nga ana e Kosovës ne do të përpiqemi që të bëjmë disa propozime të reja, propozime që janë të pjekura dhe kisha thënë të harmonizuar. Unë nuk do të jem aty, por me siguri do të bisedohet për propozime”.

Ndërsa të rrezikshme e ka quajtur deklaratën e Milan Rajdoçiqit, i cili ka thënë se nuk do t’i lejojë komunat veriore të udhëhiqen nga shqiptarët.Ai tha se në zgjedhjet e djeshme legaliteti është arritur por legjitimiteti do të ketë gjithmonë sfida.

“Kjo deklaratë është e rrezikshme dhe unë lus nëse mund të dëgjoja ata që bëjnë deklarata të tilla, i lus që të përmbahen nga deklarata që në mënyrë direkte ose indirekte potencojnë që mund të ketë një pengesë të marrjes së pushtetit. Prapë e di që ndoshta kjo është jo e fjalëve, në këtë rast ndoshta mund të thoni që nuk ka legjitimitet por megjithatë aty ka legalitet. Ose më mirë me fjalë të shkurta edhe pesë njerëz të dalin në zgjedhje llogaritet se ai që merr 5 i fiton zgjedhjet”, u shpreh Rashiq, teksa pati kritika edhe për Listën Serbe.

“Legalitet në këtë rast është arritur, legjitimitet në këtë rast gjithmonë do të jetë sfidë. Sikur unë mund të them që Lista Serbe kurrë nuk ka pasur legjitimitet, sepse çdo fushatë çdo proces të zgjedhjeve i ka bërë më dhunë, dhe mos ta harrojmë që dy kandidatë për kryetar të komunës së Mitrovicës së veriut e kanë humbur jetën për shkak të bindjeve të tyre politike. Ata janë më së paku që mund të kërkojnë legjitimitet”, u shpreh Rashiq./eo

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rrahmani thotë se në zgjedhjet lokale do ta mbështesin listën “Lidhja e Prishtinës”

Rrahmani thotë se në zgjedhjet lokale do ta mbështesin listën “Lidhja e Prishtinës”

Pse dështoi seanca në rastin “Banjska”?

Pse dështoi seanca në rastin “Banjska”?

Sveçla: Grupi i Radoiçiqit po trajtohen në Serbi për të shkaktuar destabilizim në Kosovë

Ekspertët e sigurisë: Grupi i Banjskës mund të riorganizohet

Takim konsultativ mes Osmanit dhe Limajt: Respektimi i afatit kushtetues për konstituimin e Kuvendit është detyrim

Takim konsultativ mes Osmanit dhe Limajt: Respektimi i afatit kushtetues për konstituimin e Kuvendit është detyrim

Rrahmani thotë se në zgjedhjet lokale do ta mbështesin listën “Lidhja e Prishtinës”

Rrahmani thotë se në zgjedhjet lokale do ta mbështesin listën “Lidhja e Prishtinës”

Pranvera Kastrati emërohet drejtoresh në sekretariatin e CEFTA-s

Pranvera Kastrati emërohet drejtoresh në sekretariatin e CEFTA-s

Pse dështoi seanca në rastin “Banjska”?

Pse dështoi seanca në rastin “Banjska”?

Sveçla: Grupi i Radoiçiqit po trajtohen në Serbi për të shkaktuar destabilizim në Kosovë

Ekspertët e sigurisë: Grupi i Banjskës mund të riorganizohet

Numri i të vdekurve në sulmet izraelite në Gaza është rritur në 10 mijë e 569

Sipas të dhënave nga autoritetet, Izraeli ka shkatërruar 88% të Rripit të Gazës

Rama: Të mbyllim hendeqet për të siguruar një harmoni në Evropë

Rama: Ritëm i paprecedent në negociatat për anëtarësimin në BE

Ditari – 18.07.2025

Ditari – 18.07.2025

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X