TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rashiq thotë se 17 mijë qytetarë serbë kanë kaluar në bankën e licencuar nga BQK-ja

by Venhar Isufi
3 vjet ago
0
A A
Rashiq për rregulloren: Kemi ardhur në përfundim me Kurtin se kjo është periudhë tranziconi

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq ka thënë të mërkurën se gjatë një takimi me kryeministrin Albin Kurti, janë pajtuar se Rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës për ndalimin e dinarit është në një periudhë tranzicioni. Madje, ai bëri thirrje që kjo çështje të mos bëhet një sfidë politike.

Konferencat e tij nuk janë aq të shpeshta.

Sa herë që merren vendime nga ekzekutivi apo institucionet e tjera, që prekin komunitet jo shumicë, ai i drejtohet medieve.

Kështu bëri edhe kësaj radhe, ku Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, doli për të informuar qytetarët e komuniteti serbë rreth vendimit të fundit të Bankës Qendrore të Kosovës.
Ministri u bëri thirrje qytetarëve serbë që jetojnë në Kosovë që të mos bien pre e lajmeve të rreme, në të cilat është thënë se do të mbyllen institucionet shëndetësore e arsimore.

“Pasdite dje kur jam takuar me Kurtin, kemi ardhur deri te një përfundim që Kurti edhe e ka shpall, kjo sa i përket një periudhë tranzicioni që shfrytëzuesit të përgatiten për përdorimin e euros dhe implementimin e saj. Nga ana juridike teknike mendoj se kjo është mënyra e duhur se si duhet të vazhdojmë… “ Banka qendrore është organ i pavarur, dhe ata vendosin vet, sikur e parasheh edhe ligji. Unë e kam vërejtur te z.Ismaili se ai është shumë këmbëngulës se kjo rregullore është me vend dhe unë pajtohem duke e shikuar dhe analizuar rregulloren, kur e kam pyetur për shtyrje ka thënë që jo…”, tha ai.

I pyetur nga Tëvë1, rreth numrit të qytetarëve serbë që kanë aplikuar në bankat e licencuara nga BQK, pas mbylljes së Bankës Komerciale, ai tha se 17 mijë qytetarë serbë do të pajisen me llogari të reja.

“Sa i përket do të dhënave, iu tregoj që i mora dje, në mënyrë automatike ose me pëlqim të klientit në momentet e para kur është mbyllur Banka Komerciale, prej 20 mijë klientëve që ka pas në atë moment në Bankën Komerciale, 17 mijë kanë hapur xhirollogari në NLB në mënyrë automatike” , tha Rashiq.

Nenad Rashiq ka bërë thirrje që Rregullorja e BQK-së të mos bëhet një sfidë e politike.

E gjatë së mërkurës, përsëri ka reaguar zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano. Ai ka thënë se qytetarët e Kosovës po rrezikohen drejt integrimit në BE, për arsyeje siç ka thënë, të vendimeve të njëanshme të qeveris së Kosovës.

Tags: llogarite bankareqytetarët serbëRashiq
ShareTweet

Postime të ngjashme

Gjashtë të arrestuar për “fajde” në Prizren dhe Suharekë

Arrestohet një person i dyshuar për mashtrim me viza pune në Gjermani, u mori nga 1,200 euro tre personave

Tentoi të ikte, policia arreston të kërkuarin pas 2 km ndjekjeje në këmbë

Arrestohet një i dyshuar për dhunimin e një të miture në Fushë-Kosovës

Kuvendi të mërkurën debaton për raportin e Komisionit Evropian për Kosovën

Kuvendi sot diskuton për raportin e Komisionit Evropian

Mot i vranët dhe me riga shiu

Mot me shi

Gjashtë të arrestuar për “fajde” në Prizren dhe Suharekë

Arrestohet një person i dyshuar për mashtrim me viza pune në Gjermani, u mori nga 1,200 euro tre personave

Tentoi të ikte, policia arreston të kërkuarin pas 2 km ndjekjeje në këmbë

Arrestohet një i dyshuar për dhunimin e një të miture në Fushë-Kosovës

Kuvendi të mërkurën debaton për raportin e Komisionit Evropian për Kosovën

Kuvendi sot diskuton për raportin e Komisionit Evropian

Mot i vranët dhe me riga shiu

Mot me shi

Krasniqi: Kosova të mos tërhiqet nga ndryshimi i Ligjit për Specialen, pavarësisht presionit ndërkombëtar

Krasniqi: Kosova të mos tërhiqet nga ndryshimi i Ligjit për Specialen, pavarësisht presionit ndërkombëtar

SHBA-ja propozon Mikhail Bogachek për ambasador të ri në Kosovë

SHBA-ja propozon Mikhail Bogachek për ambasador të ri në Kosovë

“Info Nata”- 10.11.2026

“Info Nata”- 10.11.2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën