TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rashiq serbëve që s’jetojnë në Kosovë: Mos ejani për të votuar Listën Serbe për 50 euro

by Tëvë1
3 orë ago
3
A A
Rashiq serbëve që s’jetojnë në Kosovë: Mos ejani për të votuar Listën Serbe për 50 euro

Nënkryetari i sapozgjedhur i Kuvendi të Kosovës nga radhët e komunitetit serb, Nenad Rashiq ka mbajtur sot konferencë për media në të cilën adresoi publikimin e audio-incizimit mes tij dhe Nenad Stanojevic ku pretendohet ndarja në mënyrë të parregullt mbi baza të votave dhe lidhjeve personale për ndarjen e shtëpive dhe projektet e OJQ-ve.

Rashiq tha se para se këto incizime të publikoheshin bashkëpunëtorët e tij janë kërcënuar nga një person i cili ka telefonuar me numër nga Serbia, duke i ftuar ata që të shkojnë në Beograd për bashkëpunim.

Pas refuzimit të tyre, Rashiq thotë se i njëjti person ka kërcënuar për publikime të disa materialeve.

“Diku para dy muajve, saktësisht me 24 korrik të këtij viti një person nga Serbia i ka thirrur tre bashkëpunëtorët e mi të afërt. Ky person është paraqitur si punëtori i agjencionit informativ në Serbi. Ai u ka thënë atyre që për të mirën e tyre të vijnë në Beograd brenda dy ditëve, atë ditë ishte e enjte dhe takimi i Kuvendit ishte caktuar për të shtunën. Zëri me të cilin është drejtuar ishte kërcënues dhe urdhërues. Sigurish që asnjëri nga bashkëpunëtorët e mi nuk i është përgjigjur kësaj thirrje dhe pas kësaj rreth javës së parë të fillimit të gushtit, ky numër i njëjtë i ka dërguar bashkëpunëtorëve të mi një porosi duke u thënë ‘nuk keni dashur të bashkëpunoni tash do i shfaqim në publik disa gjëra rreth jush’. Kosova është e vogël të gjithë e kemi nga një mik të përbashkët, disa portale i kanë marrë disa nga këto incizime. Nuk e kam marrë këtë punë seriozisht ,por kam dëgjuar se nga gjysma e muajit gusht disa nga redaksitë i kanë marrë këto incizime. I kam lajmëruar menjëherë organet përgjegjëse për këtë gjë, nuk e kemi marrë seriozisht sepse nuk ka ndodhur asgjë. Mirëpo këto dhjetë ditë e fundit një portal i ka publikuar të ashtuquajturat incizime, absolutisht nuk janë të vërteta janë të montuara dhe është gënjeshtër. Nëse ju kujtohet në shkurt kemi pasur problemin e ngjashëm. E kemi lajmëruar edhe policinë dhe departamentin për krime kibernetike për këtë rast”, ka thënë ai.

Tutje ai shtoi se kërcënimet e tilla nuk do të ndalojnë pasi siç thotë ai dhe bashkëpunëtorët e tij nuk i nënshtrohen mendësisë dikatoriale që synon kontrollimin e tyre.

“Jam i vetdijshëm që kjo nuk do të ndaloj dhe do të vazhdojë edhe në të ardhmen pasi ne nuk i nënshtrohemi mendësisë diktatoriale të disa njerëzve që mundohen të na kontrollojnë”, shtoi ai.

Rashiq tha se rastin e ka paraqitur te organet kompetente, teksa për fund pati një lutje për qytetarët serb që kanë dokumente të Kosovës dhe nuk jetojnë këtu.

Ai u tha atyre që të mos korruptohen për para pasi siç thotë për ’50 euro’ do të vështirësohet jeta e tyre për katër vite.

“Nëse mund ta them një porosi për bashkëqytetarët tanë, ata që për arsye të ndryshme nuk jetojnë më në Kosovë, por i kanë dokumentet e Kosovës u lutem, do të jem pak më i rreptë, por po them ‘mos ia shitni shpirtin shejtanit për 50 euro’. Ato 50 euro që ju i merrni do thotë katër vite të vështira për ne. Për atë arsye nëse vini të votoni Listën Serbe për 50 euro mos ejani fare. Përndryshe çdo ditë tjetër jeni të mirëseardhur të jeni miqtë e tanë dhe familjarët e të afërmit tanë. Gjithashtu ju presim me padurim të gjithë ata që doni të ktheheni në Kosovë, por iu lus mos ia shkatërroni jetën atyre që kanë dëshirë të jetojnë këtu dhe jetojnë këtu për arsye tjetër”, tha Rashiq.

Rashiq u zgjodh sot nënkryetar i Kuvendit të Kosovës me 71 vota për.

Tags: komuniteti serbNenad RashiqTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Një muaj paraburgim ndaj Fatmir Shehollit për spiunazh

Një muaj paraburgim ndaj Fatmir Shehollit për spiunazh

Qeveria ndan 1 milion euro për pako ushqimore për familjet që kanë nevojë

Qeveria ndan 300 mijë euro për librat shkollorë në Luginë dhe avokimin për të në ShBA e BE

NATO për dronët e Kosovës: Çdo aktivitet ajror duhet të koordinohet me KFOR-in

NATO për dronët e Kosovës: Çdo aktivitet ajror duhet të koordinohet me KFOR-in

​Rriten çmimet e konsumit në muajin shtator

​Rriten çmimet e konsumit në muajin shtator

Një muaj paraburgim ndaj Fatmir Shehollit për spiunazh

Një muaj paraburgim ndaj Fatmir Shehollit për spiunazh

Juventusi ‘flet’ shqip, e uron Edon Zhegrovën para ndeshjes së Kosovës me Slloveninë

Juventusi ‘flet’ shqip, e uron Edon Zhegrovën para ndeshjes së Kosovës me Slloveninë

Qeveria ndan 1 milion euro për pako ushqimore për familjet që kanë nevojë

Qeveria ndan 300 mijë euro për librat shkollorë në Luginë dhe avokimin për të në ShBA e BE

Sylvinho e sheh të vështirë përballjen me Serbinë, ende nuk e ka zgjedhur ekipin

Sylvinho e sheh të vështirë përballjen me Serbinë, ende nuk e ka zgjedhur ekipin

NATO për dronët e Kosovës: Çdo aktivitet ajror duhet të koordinohet me KFOR-in

NATO për dronët e Kosovës: Çdo aktivitet ajror duhet të koordinohet me KFOR-in

​Rriten çmimet e konsumit në muajin shtator

​Rriten çmimet e konsumit në muajin shtator

Parisi nderon Ismail Kadarenë, vendos pllakë përkujtimore në adresën ku banoi shkrimtari

Parisi nderon Ismail Kadarenë, vendos pllakë përkujtimore në adresën ku banoi shkrimtari

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën