TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Rashiq: Pas zgjedhjeve, cilido të jetë rezultati, Qeveria do të formohet

by TËVË 1
3 muaj ago
1
A A
Rashiq: Lista Serbe e ka humbur ndikimin në veri

Në Kosovë do të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 28 dhjetor dhe për pjesëmarrje janë paraqitur 23 subjekte politike, prej të cilave 17 parti politike, tre koalicione, dy nisma qytetare dhe një kandidat i pavarur.

Komunitetin serb e përfaqësojnë tre parti – Lista Serbe, Aleanca e Kosovës dhe partia “Për liri, drejtësi dhe mbijetesë”.

Nenad Rashiq, nga partia politike “Për liri, drejtësi dhe mbijetesë”, vlerëson se pas këtyre zgjedhjeve, cili do të jetë rezultati, Qeveria do të formohet.

Pas zgjedhjeve të rregullta parlamentare të mbajtura më 9 shkurt dhe shumë përpjekjeve të pasuksesshme për konstituimin e Kuvendit, u shpallën zgjedhjet e parakohshme. Në pyetjen “A po i afrohet Kosova daljes nga kriza politike?”, kryetari i partisë “Për liri, drejtësi dhe mbijetesë”, Nenad Rashiq, në RTK2, theksoi se “do të duhej të ishte kështu, janë humbur nëntë muaj agonie për qytetarët, të cilët në një mënyrë indirekte kanë pasur pasoja”.

“Besoj se pas këtyre zgjedhjeve nuk do të jetë kështu dhe se të paktën pak, nëse jo më shumë, do të ndryshojë raporti i forcave. Ajo që mund të vlerësoj pas njëzet vitesh përvojë është se ka ekzistuar njëfarë armiqësie mes, sidomos, partive politike shqiptare, e cila sipas mendimit tim ka qenë e pajustifikuar. Në raundin e ardhshëm, më 28 dhjetor, me gjasë do të ketë ndryshime të vogla të cilat mund të nënkuptojnë se Qeveria do të jetë më e sigurt dhe se marrëveshja do të jetë më e lehtë. Nëse jo tjetër, të gjitha partitë politike shqiptare e dinë se zvarritja ose vazhdimi i një veprimi të tillë edhe pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit do të pritet me pakënaqësi nga qytetarët”, vlerësoi Rashiq.

Për shkak të shpeshtësisë së organizimit të zgjedhjeve në Kosovë, si atyre parlamentare ashtu edhe lokale, Rashiq nuk pret një dalje të madhe të votuesve.

“Me gjasë nuk do të mund të krenohemi me një pjesëmarrje të madhe të votuesve kur të vjen dita e zgjedhjeve — e kam fjalën për numrin e përgjithshëm të daljes në Kosovë — por detyra jonë tani është të lutemi që qytetarët ta shfrytëzojnë të drejtën e votës. Mendoj se zgjedhjet e ardhshme janë më të rëndësishmet gjatë viteve të fundit”, theksoi Nenad Rashiq.

Tags: Nenad RashiqTeve1zgjedhjet e parakohshme
ShareTweet

Postime të ngjashme

Trump thotë se bombardimet e Iranit do të vazhdojnë për një javë ose edhe më gjatë

Trump thotë se bombardimet e Iranit do të vazhdojnë për një javë ose edhe më gjatë

Aksident me të lënduar te Liqeni i Badovcit

Aksident me të lënduar te Liqeni i Badovcit

Mediat iraniane raportojnë se Khamenei është gjallë dhe mirë

Mediat iraniane raportojnë se Khamenei është gjallë dhe mirë

Protesta në Shqipëri, merr flakë ish-vila e Enver Hoxhes

Protesta në Shqipëri, merr flakë ish-vila e Enver Hoxhes

Trump thotë se bombardimet e Iranit do të vazhdojnë për një javë ose edhe më gjatë

Trump thotë se bombardimet e Iranit do të vazhdojnë për një javë ose edhe më gjatë

Arrin në 108 numri i viktimave nga sulmi izraelit në një shkollë fillore të vajzave në Iran

Arrin në 108 numri i viktimave nga sulmi izraelit në një shkollë fillore të vajzave në Iran

Një i vdekur dhe 20 të plagosur pas sulmeve hakmarrëse iraniane në Tel Aviv

Një i vdekur dhe 20 të plagosur pas sulmeve hakmarrëse iraniane në Tel Aviv

Kamala Harris: Trump po e fut ShBA-në në një luftë që populli amerikan nuk e dëshiron

Kamala Harris: Trump po e fut ShBA-në në një luftë që populli amerikan nuk e dëshiron

Kryebashkiaku i Nju Jorkut dënon sulmet amerikane dhe izraelite ndaj Iranit

Kryebashkiaku i Nju Jorkut dënon sulmet amerikane dhe izraelite ndaj Iranit

Trump njofton vdekjen e Ali Khameneit pas bombardimeve të përbashkëta SHBA-Izrael

Trump njofton vdekjen e Ali Khameneit pas bombardimeve të përbashkëta SHBA-Izrael

Sulmet iraniane në Katar plagosin tetë persona, Doha thërret ambasadorin dhe paralajmëron pasoja

Sulmet iraniane në Katar plagosin tetë persona, Doha thërret ambasadorin dhe paralajmëron pasoja

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën