TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rashiq në Tëvë 1 foli për një konferencë ndërkombëtare Kosovë-Serbi, Hovenier shprehet i befasuar

by teve1
3 vjet ago
0
A A
Rashiq në Tëvë 1 foli për një konferencë ndërkombëtare Kosovë-Serbi, Hovenier shprehet i befasuar

Ambasadori i ShBA-së, Jeff Hovenier, ka folur sot për deklarimin e ministrit të Qeverisë së Kosovës, Nenad Rashiq, thënë në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë 1, se një konferencë ndërkombëtare për dialogun Kosovë-Serbi duket në horizont.

Sipas Rashiq, kjo mund të ndodhë pasi që ndërkombëtarët janë të lodhur me të dy palët dhe me mungesën e progresit në implementim të marrëveshjeve.

E në një bashkëbisedim me gazetarë, Hovenier është shprehur i befasuar nga një sugjerim i tillë, duke thënë se rreth një viti më parë Kosova dhe Serbia kanë arritur një marrëveshje të mirë në Ohër, marrëveshje të cilën SHBA dhe BE e konsiderojnë si ligjërisht të obligueshme.

Ambasadori ka thënë se SHBA nuk sheh nevojë për konferencë ndërkombëtare, por vetëm për vullnet më të fortë politik nga të dy palët për të përmbushur obligimet dhe për të zbatuar marrëveshjet.

“Unë jam i befasuar nga ky sugjerim. Ne kemi një marrëveshje të mirë të arritur rreth 1 vit më parë. Konferenca ndërkombëtarë zakonisht kanë rol për të negociuar tekstet. Epo, ka një marrëveshje shumë të mirë që është arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në kohën kur u arrit, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian thanë, ne e konsideruam atë ligjërisht të detyrueshme për të dyja palët. Ne bëjmë. Dhe ne e kemi thënë vazhdimisht që nga ajo që presim është zbatimi i plotë dhe i plotë nga të dyja palët i të gjitha detyrimeve të tyre sipas marrëveshjes. Aneksi i zbatimit u miratua një muaj më vonë në Ohër që mbetet qëndrimi ynë, ne nuk e shohim nevojën për një konferencë ndërkombëtare, ne shohim nevojën për një vullnet politik më të fortë, nga të dyja palët për të përmbushur realisht detyrimet që kanë hyrë”, ka thënë Hovenier.

Hovenier ka thënë se duke qenë se është ambasador në Kosovë, mund të flasë për detyrimet që ka Kosova, duke përmendur këtu kërkesën amerikane që Kosova të themelojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Ambasadori ka thënë se nëse do të kishte në Kosovë një Asociacion funksional, çështja e dinarit do të ishte tejkaluar kohë më parë. Ai ka thënë se SHBA është e zhgënjyer që s’ka vullnet politik dhe veprime për zbatim marrëveshjesh.

“Nuk ka nevojë për konferenca. Ka nevojë për vullnet politik dhe veprim që të dyja qeveritë të zbatojnë plotësisht të gjitha detyrimet e tyre. Dhe ne jemi të zhgënjyer që nuk duket se është kështu”, ka deklaruar ambasadori.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kosova ndër pesë vendet e para në Evropë për ligj dhe rend, sipas Gallup-it

Kosova ndër pesë vendet e para në Evropë për ligj dhe rend, sipas Gallup-it

Spahiu: Me Ligjin për Specialen, PDK po dëshiron ta “ngulë” edhe Albin Kurtin

Spahiu: Me Ligjin për Specialen, PDK po dëshiron ta “ngulë” edhe Albin Kurtin

Gucati u bën thirrje deputetëve për votimin e Ligjit për Specialen: Të bashkohemi për lirinë e shokëve tanë

Gucati u bën thirrje deputetëve për votimin e Ligjit për Specialen: Të bashkohemi për lirinë e shokëve tanë

Inspektorati kërkon masa shtesë për mbrojtjen e punëtorëve pas paralajmërimit për erëra të forta

“InfoNata” 18.11.2026

“InfoNata” 18.11.2026

Delegacioni i Kuvendit të Kosovës merr pjesë në sesionin e APF-së në Bruksel

Delegacioni i Kuvendit të Kosovës merr pjesë në sesionin e APF-së në Bruksel

Mehmeti: Kurti na ndihmon ne dhe shqiptarëve në Luginë të Preshevës nëse e forcon Kosovën

Mehmeti: Kurti na ndihmon ne dhe shqiptarëve në Luginë të Preshevës nëse e forcon Kosovën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën