TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rashiq: Kuvendi nuk është konstituuar, pres masë të përkohshme nga Kushtetuesja

by TËVË 1
2 muaj ago
1
A A
Rashiq: Shpresoj që Qeveria ta aprovojë Asociacionin, s’ka rrezik për nivelin e tretë të qeverisjes

Kryetari i Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Nenad Rashiq, vlerëson se Kuvendi i Kosovës nuk është konstituuar, pavarësisht që kryeparlamentari Dimal Basha e shpalli të mbyllur seancën.

Rashiq, i cili është edhe deputet në Kuvend nga komuniteti serb, thekson nevojën e zgjedhjes së nënkryetarit nga komuniteti serb për të përmbyllur këtë proces, ndonëse edhe vetë ishte kandidat për nënkryetar, por nuk arriti t’i marrë 61 vota.

“Unë kam komunikim të mirë me kryeministrin dhe ministrat e tjerë, por megjithatë, prapë të gjithë ne politikanët duhet të jemi objektivë dhe të jemi të përgjegjshëm për punën që e bëjmë dhe ta flasim të vërtetën. Në këtë rast, për mendimin tim, të gjithë politikanët kanë obligim që ta thonë të vërtetën nga këndi që ne shikojmë gjërat. Unë në këtë rast po më duhet të jem më i përgjegjshëm mbi të gjithë ata përfaqësues të Listës Serbe që nuk dinë as të drejtohen në mënyrën e duhur. Unë, me çdo respekt që kam ndaj përfaqësuesve të LVV-së, më duhet të tregoj se në këtë rast dhe besoj se do të dëshmohet se nuk është konstituar Kuvendi, siç është paraparë me Kushtetutë”, deklaroi Rashiq për KP.

Krahas kësaj, Rashiq pret që Gjykata Kushtetuese, gjatë kësaj jave, të vendosë masë të përkohshme për seancën konstituive në mënyrë që të mos rrjedhë afati për formimin e qeverisë.

Teksa foli sërish për kandidaturën e tij për nënkryetar të Kuvendit, Rashiq thotë se nëse Kushtetuesja aprovon kërkesën e Listës Serbe dhe vendoset që votimi për nënkryetarët nga komunitetet jo shumicë të bëhet në pako, atëherë ai pajtohet me një gjë të tillë.

Rashiq madje shprehet i bindur se as presidentja Vjosa Osmani nuk do ta mandatojë kandidatin e LVV-së për kryeministër, derisa të ketë një vendimmarrje të Kushtetueses, pas ankesës së Listës Serbe.

Presidentja Vjosa Osmani ka pasur një takim me kryetarin e Kuvendit, Dimal Basha, në fillim të kësaj jave. Pas takimit, përmes një kumtese për media nga zyra e të parës së shtetit, është thënë se ajo, bashkë me ekipin e saj ligjor, po analizojnë situatën në Kuvend që më pas të kenë një qëndrim.

Tags: Gjykata KushtetueseKuvendi i KosovesNenad RashiqTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Arrestohet në Prishtinë 28-vjeçari i kërkuar nga Policia, konfiskohen substanca narkotike

Arrestohet në Prishtinë 28-vjeçari i kërkuar nga Policia, konfiskohen substanca narkotike

Tahiri: Abdixhiku s’ka strategji për kthimin e elektoratit që ka shkuar te LVV

Tahiri: Abdixhiku s’ka strategji për kthimin e elektoratit që ka shkuar te LVV

“Partitë janë pozicionuar”- Pozhari flet për takimin e Osmanit me liderët e partive  

“Partitë janë pozicionuar”- Pozhari flet për takimin e Osmanit me liderët e partive  

Bërxulli: Partitë po përdorin taktika për zgjedhje, po të kenë vullnet nesër mund të arrijnë marrëveshje

Bërxulli: Partitë po përdorin taktika për zgjedhje, po të kenë vullnet nesër mund të arrijnë marrëveshje

“InfoNata” 30.10.2025

Titujt po bëhen armë – lufta informative ndaj shtetësisë së Kosovës

Ndërtimi në kampusin e UP-së, dyshon se objekti po ndërtohet pa leje

Ndërtimi në kampusin e UP-së, dyshon se objekti po ndërtohet pa leje

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën