TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Rashiq: Është rritur interesimi nga komunitetet joshumicë për subvencionimet nga Qeveria

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Rashiq thotë se kryetarët në veri kanë gabuar që kanë shkuar në punë nën përcjelljen e policisë

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, në takimin e mbajtur bashkë më Kryeministrin Albin Kurti dhe zyrtarët komunalë për komunitete dhe kthim, tha se arsyeja e këtij bashkëbisedimi është që t’i dëgjojnë komunitetet për kërkesat dhe kritikat e tyre.

Subvencionimin e qeverisë për ndërtimin e shtëpive dhe furnizimin me elemente shtëpiake, Rashiq e cilësoi hap rekord për mbështetjen e komuniteteve, derisa theksoi se si ministri po japin përkrahjen e duhur për komunitetet jo shumicë.

“Iu kujtoj që nga fillimi i vitit, në muajin shkurt, për herë të parë kemi shpallur thirrjen për të gjitha subvencionet që i japim. Këto janë nga ato për ndërtimin e shtëpive, renovimet, materialet ndërtimore, keni elemente të këtyre elementeve të kuzhinës, mobilje dhe personale, le t’i quajmë kështu, subvencione individuale. Dhe për herë të parë në historinë e ministrisë, ne vendosëm, do të thosha, një nivel të lartë transparence, ku kishim rreth tre mijë e pesëqind aplikantë, që përsëri, për mendimin tim, ndoshta është një lloj rekord në këtë drejtim. Por jo vetëm kaq, ne erdhëm në maj në fillim të qershorit, ia dolëm me mbështetjen dhe ndihmën e plotë të kryeministrit Kurtit dhe gjithashtu të zonjës Rexhepi, ia dolëm me një fond tjetër shtesë që lidhet me zhvillimin ekonomik, i cili sipas mendimit tim modest është ndoshta më i nevojshmi dhe ne jemi brenda tij një fond prej 3 milionësh si pilot në ministri që po bën diçka të tillë për herë të parë. Prakticitetin që tha vetë zoti kryeministër, duke qenë pranë njerëzve, mendoj se ia dolëm ta transformojmë në mënyrën më të mirë të mundshme” tha Rashiq.

Ai tha se në krahasim me vitin e kaluar këtë vit komunitetet joshumicë kanë rritur interesimin për t’i mirëpritur ndihmat nga qeveria.

“Në përgjithësi mendoj se nuk është një rezultat i veçantë nëse një anëtar i komunitetit që fatkeqësisht jeton në disa rrethana që nuk ka mundësi të ndërtojë një shtëpi, mendoj se nuk është një sukses i veçantë edhe pse është e nevojshme, nuk është akoma një sukses nëse ia ndërtojmë një shtëpi ose ia rinovojmë ose nuk e di nëse janë disa nga elementet e kuzhinës, unë jam më shumë mbështetës i asaj metodologjie që ne në fakt t,i mundësojmë, që ai ose ajo mund të ndërtojnë një shtëpi për vete sepse është ndoshta e pazakontë dhe shumë e veçantë përvoja e ndërtimit të një shtëpie për veten dhe familjen tuaj. Gjithashtu, sipas listës sonë, tani kemi 215 aplikantë, të cilët presin shqyrtimin apo përpunimin t dhe kjo është vetëm nga tetë komuna, si një tregues do t’ju kujtoj se në momentin e fillimit të vitit kur, më duhet ta lidh me ardhjen time, ne gjetëm gjithsej 19 aplikime, dhe që nga marsi, kur krijuam bazën e të dhënave për të kthyerit, ju ndoshta të gjithë e dini dhe keni kaluar nëpër trajnime, kemi përjetuar një rritje të madhe të interesimit, por edhe unë kam besuar dhe me pëlqen te besoj se është për shkak te ndryshimit te politikes dhe përsëri po ju referohem fjalëve dhe shembujve të kryeministrit te afërsia që bashkëqytetarët tanë mund ta ndjenin me ministrinë dhe me këtë kishim një rritje”./KP

ShareTweet

Postime të ngjashme

Shtutica e Drenasit pa ujësjellës, banorët në hall

Ndërpritet përkohësisht uji në disa fshatra të Mitrovicës

Haxhiu: Marrëveshja e Ohrit nuk kalon për PDK-në, sanksionet do të largohen me negocim

Bekim Haxhiu dorëzon dy ankesa në PZAP

Zgjedhjet parlamentare: Përfundon procesi i votimit në 25 përfaqësi diplomatike, votuan 81.29%

Nisin hetimet për manipulim me vota edhe në Podujevë

KESCO kërkoi mbi 20% rritje të tarifave, ZRrE mban sot mbledhje

ZRrE: Nuk do të ketë rritje të tarifave të energjisë

Shtutica e Drenasit pa ujësjellës, banorët në hall

Ndërpritet përkohësisht uji në disa fshatra të Mitrovicës

Haxhiu: Marrëveshja e Ohrit nuk kalon për PDK-në, sanksionet do të largohen me negocim

Bekim Haxhiu dorëzon dy ankesa në PZAP

Zgjedhjet parlamentare: Përfundon procesi i votimit në 25 përfaqësi diplomatike, votuan 81.29%

Nisin hetimet për manipulim me vota edhe në Podujevë

KESCO kërkoi mbi 20% rritje të tarifave, ZRrE mban sot mbledhje

ZRrE: Nuk do të ketë rritje të tarifave të energjisë

LVV thotë se Rama po e bllokon unazën e kryeqytetit, ekspertët vlerësojnë se projekti ka mangësi

LVV thotë se Rama po e bllokon unazën e kryeqytetit, ekspertët vlerësojnë se projekti ka mangësi

Komuna e Prishtinës intervenon në rrugën “Mon Balaj” pas vështirësive nga bora

Komuna e Prishtinës intervenon në rrugën “Mon Balaj” pas vështirësive nga bora

Gruda kthehet në Bundesligë, huazohet te Leipzigu

Gruda kthehet në Bundesligë, huazohet te Leipzigu

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën