Futbollisti i Malishevës, Kastriot Rapuca në emisionin qëndror të sportit “VAR” në Tëvë1 u shpreh se Malisheva meriton me shumë dhe se nuk duhet të jenë në atë pozitë.
“Në bazë të kualitetit të lojtarëve dhe gjithçka se çfarë sillet në ekipin e Malishevës, nuk e meritojmë të jemi në barazh, pasi meritojmë me shumë si klub”, tha Rapuca.