TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Raportohet se ushtria ukrainase lëshoi dronë drejt Moskës dhe fabrikës ruse të armëve

by tëvë1
1 vit ago
0
A A
Raportohet se ushtria ukrainase lëshoi dronë drejt Moskës dhe fabrikës ruse të armëve

Raportohet se Ukraina ka lëshuar një numër të madh dronësh drejt Moskës dhe rajoneve perëndimore të Rusisë të dielën. Po ashtu, raportohet për një sulm në një zonë industriale, ku ndodhet një fabrikë e rëndësishme armësh.

Këto sulmet vijnë një ditë pasi dronët ukrainas thuhet se sulmuan një impiant mikroelektronik që është jetik për ushtrinë ruse.

Një ditë më parë, ministrat e Mbrojtjes së Grupit të Shtatë shteteve më të industrializuara (G7) e mbështetën rrugën “e pakthyeshme” të Ukrainës drejt anëtarësimit në NATO. Këtë javë, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e shpalosi “planin e fitores” para BE-së dhe NATO-s, por nuk ia doli ta marrë ftesën për anëtarësim të menjëhershme siç kërkonte.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, gjatë konferencës për shtyp në margjinat e samitit të BE-së në Bruksel më 17 tetor.Kanali rus në Telegram, Astra, postoi një video që thtoë se shfaq sulmin në zonën industriale në qytetin Dzerzhinsk në rajonin e Nizhni Novgorod të Rusisë.

Në këtë zonë ndodhet Fabrika e Mbrojtjes Sverdlov, një ndërmarrje shtetërore që prodhon eksplozivë, kimikate industriale, detonatorë dhe municion. Nuk është e qartë nëse fabrika, e cila është sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara, është dëmtuar nga sulmi.

Guvernatori i rajonit të Nizhni Novgorod, Gleb Nikitin, shkroi në një postim në Telegram se sulmi u zmbraps nga sistemet e mbrojtjes ajrore dhe se katër zjarrfikës u plagosën gjatë sulmit.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se 110 dronë u rrëzuan gjatë natës, përfshirë 43 mbi rajonin Kursk, 27 mbi rajonin Lipetsk, 18 mbi rajonin Oriol, tetë mbi rajonin Nizhni Novgorod, gjashtë mbi rajonin Briansk dhe një mbi rajonin e Moskës.

Ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Noel Barrot (majtas) dhe homologu i vet ukrainas, Andrii Sybiha, në një konferencë të përbashkët shtypi, Kiev, 19 tetor 2024.

Kryebashkiaku i Moskës, Sergei Sobyanin, gjithashtu konfirmoi se një dron që po fluturonte drejt kryeqytetit u shkatërrua mbi distriktin Ramenskoi të kryeqytetit.

Zyrtarët ukrainas nuk kanë komentuar mbi sulmin e raportuar me dronë, i cili ndodhi një ditë pas raporteve se dronët ukrainas kishin goditur fabrikën e mikroelektronikës Kremniy El në qytetin Briansk gjatë natës mes 18 dhe 19 tetorit.

Media opozitare ruse Astra raportoi më 19 tetor se dronët ukrainas goditën fabrikën dhe theksoi se ajo është një nga prodhuesit më të mëdhenj të mikroelektronikës në Rusi dhe se Ministria ruse e Mbrojtjes është një nga klientët më të mëdhenj të saj./rel

ShareTweet

Postime të ngjashme

Vazhdon greva e punëtorëve në muzeun më të vizituar të botës

Vazhdon greva e punëtorëve në muzeun më të vizituar të botës

Putin i quan udhëheqësit evropianë “derra të vegjël”, kërcënon me luftë nëse nuk dialog

Putin i quan udhëheqësit evropianë “derra të vegjël”, kërcënon me luftë nëse nuk dialog

Bregu Perëndimor: Mbi 50,000 palestinezë të bllokuar nga operacioni izraelit në Tubas

Ushtria izraelite arreston të paktën 40 palestinezë në Bregun Perëndimor të pushtuar

Meloni: Marrëveshja për emigrantët me Shqipërinë do të funksionojë

Meloni: Marrëveshja për emigrantët me Shqipërinë do të funksionojë

Parashikimi i motit për sot

Moti sot i vranët në mëngjes, gjatë ditës mund të ketë edhe diell

Von der Leyen: Në fillim të vitit të ardhshëm lëshojmë 205 milionë euro për Kosovën

Von der Leyen: Në fillim të vitit të ardhshëm lëshojmë 205 milionë euro për Kosovën

Selmanaj: Mungesa e Agim Veliut në listë, gabim i madh për LDK-në

Selmanaj: Mungesa e Agim Veliut në listë, gabim i madh për LDK-në

Selmanaj: Na vjen keq që Kosova po shkon sërish në zgjedhje, LDK-ja nuk është përgjegjëse për bllokadën

Selmanaj: Na vjen keq që Kosova po shkon sërish në zgjedhje, LDK-ja nuk është përgjegjëse për bllokadën

Selmanaj: Nuk iu besoj fare deklaratave të Osmanit për heqjen e masave të BE-së

Selmanaj: Nuk iu besoj fare deklaratave të Osmanit për heqjen e masave të BE-së

Emisioni “Info Nata” 17.12.2025

Emisioni “Info Nata” 17.12.2025

BE: Ballkani Perëndimor duhet të zgjidhë çështjet e personave të zhdukur dhe krimeve të luftës

BE: Ballkani Perëndimor duhet të zgjidhë çështjet e personave të zhdukur dhe krimeve të luftës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën