TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
14 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
14 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Raportimi për krimet

nga tëvë1
3 vjet më parë
0
A A
Krasniqi: Ballkani i Hapur ishte projektuar nga Rusia, por tash mund të riformulohet nga SHBA-ja

Milazim Krasniqi

 Shkruan: Milazim Krasniqi

Krimet që marrin jetë njerëzish shkaktojnë  shqetësim dhe tronditje në mesin ku ato ndodhin. Vrasja e njeriut është shqetësuese vetvetiu, sepse ajo fut frikë për sigurinë e secilit  individ.

Njeriu është i prirë të imagjinojë dhe të projektojë situata analoge me ato të një vrasjeje, në të cilat e sheh veten si viktimë dhe kjo i shkakton shqetësim dhe frikë.

Nëse një vrasje ka ndodhur për shkak të ndonjë zënke për një kontest pronësor, shumë njerëz mund të kenë ndjenjën se ai rrezik vlen edhe për ta, meqë edhe ata kanë ndonjë kontakt pronësor. Nëse ndonjë vrasje ka ndodhur për shkak të një zënke në komunikacion, shumë njerëz mund ta ndiejnë veten po ashtu të rrezikuar, ngase janë pjesëmarrës në komunikacion dhe në zënka që ndodhin  për shkak të bllokimit në semafor, të parkimit, të blindimit me drita, etj.

Nëse një vrasje ka ndodhur për shkak të plaçkitjes, shumë njerëz do të ndihen të pasigurt në shtëpitë dhe në pronat e veta. Nëse një vrasje ndodh për motive politike, ajo mund të tronditë jo vetëm shumë njerëz, por edhe institucionet dhe stabilitetin e vendit. Vrasja është e dënueshme nga komuniteti edhe me automatizëm, sepse ekziston bindja se jeta e secilit njeri duhet të jetë e pacenueshme.

Prandaj, raportimi për krimet e rënda të vrasjeve të njerëzve, kanë një peshë të madhe për median. Kjo peshë bëhet më e madhe kur raportimi ka të bëjë me vrasje të personaliteteve të njohura të jetës politike, ekonomike, kulturore ose përgjithësisht publike, sepse në atë rast ajo ka ndikim në tërë jetën e vendit. Prandaj, në ato raste raportimi kërkon angazhim shtesë të gazetarit dhe të redaksisë, sepse tema del në plan të parë për nga rëndësia dhe pritshmëria e publikut.

Raportimet për vrasjet e kësaj natyre kërkojnë shkallë të lartë të  profesionalizmit. Çka nënkupton kjo shkallë e lartë e profesionalizmit?

E para, kjo nënkupton që gazetari të ketë njohuritë themelore për institucionet që janë të involvuara në luftimin e krimeve dhe në hetimin e krimeve të ndodhura, policinë, prokurorinë, shërbimin sekret. Nëse ka edhe pika kontakti në këto institucione, gazetari mund të orientohet më mirë dhe më shpejt lidhur me ngjarjen. Burimet që ka e ndihmojnë për të mbledhur informacionet e nevojshme, ose së paku për të shkuar në adresat e nevojshme.

E dyta, gazetari që mbulon sektorin e krimeve duhet të ketë informacione për grupet kriminale, format e veprimtarisë së tyre, marrëdhëniet që ata kanë mes vete po edhe me segmente të politikës. Këto informacione nuk merren lehtë, por gazetari profesionist, që gërmon vazhdimisht dhe që krijon lidhje të mira, mund t’i sigurojë në një masë të mjaftueshme në mënyrë që t’i ndihmojnë për një raportim sa më të mirë.

E treta, gazetari që zgjidhet për këtë lloj raportimi duhet të ketë edhe trimëri edhe motivim të fortë profesional e qytetar, për të mbuluar këtë sektor të ndjeshëm. Gazetarët e këtij sektori mund të jenë cak i presioneve psikologjike por edhe i sulmeve fizike nga pjesëtarët e organizimeve kriminale. Kjo mund të jetë dukuri më e shpeshtë në vendet ku qeveria nuk është e fortë, ose edhe më keq, ku edhe segmente të ndryshme të qeverisë janë të involvuara në format e ndryshme të krimit. Prandaj, gazetarët që raportojnë për krimet në Kosovë mund të kenë më shumë probleme, sepse nuk e kanë të sigurt mbrojtjen e jetës së tyre nga ana e organeve shtetërore. Si thuhet popullorçe: nuk e kanë shpinën të mbrojtur.

Gazetari që raporton për krimet, kur arrin në vendin ku ka ndodhur ngjarja, duhet të jetë efikas në mbledhjen e këtyre të dhënave:

-Identitetin e viktimës ose viktimave: emrin dhe mbiemrin, moshën, profesionin (pozitën që ka pasur në shoqëri),

-Identitetin e autorit të vrasjes (nëse është identifikuar)

-Rrethanat në të cilat ka ndodhur krimi (vendi, koha, arma e krimit, nëse është identifikuar ose gjetur, gjurmët e tjera të mbetura)

-Dëshmitarët (a ka pasur dëshmitarë okularë kur është kryer krimi, kush e ka gjetur dhe kush e ka identifikuar viktimën)

-Deklaratat e  zyrtarëve të policisë e të prokurorisë

-Deklaratat e spitalit ose të morgut

-Familja e viktimës, veçmas nëse është fjala për familje të njohura dhe për dyshim se ka motive që lidhen me familjen. Por, kjo bëhet më shumë kujdes, pra pa provokuar hidhërimin e saj.

Nëse dorasi është identifikuar dhe arrestuar, atëherë gazetari duhet të mbledh të dhënat për identitetin e tij, për rrethanat e arrestimit të tij, për dosjen e tij eventuale në polici dhe për raportet eventuale që mund të ketë pasur me viktimën.

E rëndësishme është që mbledhja e këtyre informacioneve të bëhet me kujdes të madh, duke evituar rrezikun e pranimit të ndonjë dezinformate, nga ana e pjesëmarrësve në ngjarje dhe rreth saj. Deklaratat e dëshmitarëve dhe të avokatëve të të arrestuarit ose të të akuzuarit, duhet më merren me shumë rezerva, sepse ata mund të kenë edhe synim të devijojnë pistën e vërtetë të hetimeve.

Autori është themelues i Degës së Gazetarisë në UP, publicist e shkrimtar.

Teksti është marrë nga profili i tij në Facebook.

Opinioni përmban pikëpamjet e autorit dhe nuk prezanton qëndrimet editoriale të teve1.info

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sundimtarët e errësirës moderne

Sundimtarët e errësirës moderne

A do t’i kemi rrëfenjat e reja kombëtare për realitetet e reja

A do t’i kemi rrëfenjat e reja kombëtare për realitetet e reja

Pastërtia mbi jetën? Jo më

Pastërtia mbi jetën? Jo më

Kuvendi i bllokuar: Kurti duhet të marrë përgjegjësinë

Kuvendi i bllokuar: Kurti duhet të marrë përgjegjësinë

Ujkani: Nuk i kemi 61 vota për konstituimin e Kuvendit, na duhet bashkëpunim

Ujkani: Nuk i kemi 61 vota për konstituimin e Kuvendit, na duhet bashkëpunim

Ujkani: Po bllokohet qëllimisht Albulena Haxhiu – ngërçi në Kuvend është politik, jo personal

Ujkani: Po bllokohet qëllimisht Albulena Haxhiu – ngërçi në Kuvend është politik, jo personal

Emisioni “Info Nata” 08.07.2025

Emisioni “Info Nata” 08.07.2025

Avokati i njërit nga policët e arrestuar: Viktima pati halucinacione, pamjet e plota ende nuk janë bërë publike

Avokati i njërit nga policët e arrestuar: Viktima pati halucinacione, pamjet e plota ende nuk janë bërë publike

AME: Gjatë së hënës u raportuan 41 vatra zjarri, 14 aktive ende aktive

AME: Gjatë së hënës u raportuan 41 vatra zjarri, 14 aktive ende aktive

Drita fiton ndeshjen e parë

Drita fiton ndeshjen e parë

Aliu: Trajnimet policore janë zbehur, reagimi i Policëve më shumë emocional se profesional

Aliu: Trajnimet policore janë zbehur, reagimi i Policëve më shumë emocional se profesional

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X