TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Raportimet e gazetarëve problem për pushtetarët

Ndërprerja e këtyre punimeve shkaktoi shumë polemika në publik. Madje njëra nga përplasjet u bë edhe ndaj gazetarëve. Këshilltari i Përparim Ramës përdori gjuhë të papërshtatshme e seksiste në drejtim të atyre që raportojnë për problemet. E sulme ndaj gazetarëve pati edhe në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve në Prishtinë

by Fetije Kamberi
1 vit ago
1 0
A A

Aq shpejt sa filluan punimet në këtë rrugë, njëjtë u ndalën.

E ndërprerja e tyre nga Inspektorati për Trashëgimi Kulturore shkaktoi shumë polemika në publik.

Madje, nisja e realizimit të projektit milionësh të Përparim Ramës për ndërtimin e sheshit “George Bush” në kryeqytet nxiti edhe gjuhë të ashpër ndaj gazetarëve.

Cak i sulmit për raportimet e saj për këtë projekt u bë gazetarja e Kohës, Meridiana Statovci.
Ndaj saj, këshilltari i kryetarit të Komunës së Prishtinës, Visar Geci përdori gjuhë seksiste.

“Po është e vërtetë që kam qenë cak i sulmit në fakt të Visar Gecit, i cili njëherësh është edhe këshilltar i kryetarit të komunës së Prishtinës, unë merrem ekskluzivisht me komunën dhe më ka ra më i pa projektet të cilat nuk i kanë realizu e që janë premtu nga kryetari Rama e që edhe më herët ai ka pas statuse që në një formë direkte ose indirekte ka sulmuar gazetarët e specialisht edhe punën time që e kam bërë me disa nga storjet kohët e fundit. E që me fillim e punimeve në sheshin “Xhorxh Bush” dhe me ndalimin e tyre brenda një kohe shumë të shkurtër unë kam vendosur me i bo një tag në rrjetin social në facebook dhe me e pytë se çfarë është duke ndodhë tani që po ndalen punimet duke marrë parasysh që edhe ai ka qenë njëri prej projektuesve të këtij sheshi dhe mandej gjuha e tij ka qenë jo vetëm denigruese por fyese deri në pikën e fundit, e që normalisht nuk jam ndje mirë asnjë grua nuk e besoj që do të ishte ndje mirë me i dhanë asi epitetesh duke marrë parasysh që këtë po e bënë një këshilltar komunal i cili ka një pozitë institucionale”, shpreeht Meridiana Statovci gazetare në KTV

Në të njejtën ditë në teren, me sulm e akuza u përballë edhe gazetarja e Nacionales, Besarta Hoti.

Asaj gjatë raportimit për procesin e numërimit, anëtari i Vetëvendosjes në Komisionin Qendror Zgjedhor, Sami Kurteshi ia bëri disa akuza.

“Ne dje e patëm një rast korrekt ku në Qendrën e Numërimit, ku në këtë rast ish dashtë organet e rendit me u marrë me atë akuzë tepër të ranë që më është bë në mënyrë direkte por tnjejtën kohë e dim që rrjetet sociale kanë marrë hov dhe janë tu e bo të vetën të them ashtu sepse është bë shumë e lehtë, e sheh edhe në komente në rrjete sociale mjafton që një zyrtar me pasë një deklaratë të tillë dhe menjëhere me pasë komente të tjera fyse që pasojnë”, thotë ajo.

Për kryetarin e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Xhemajl Rexha, këto sulme nuk janë të reja.

Rexha kërkon nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Komuna e Prishtinës të distancohen prej tyre.

Gjatë ditës, këshilltari i Përparim Ramës, Visar Geci reagoi përmes një kërkim falje në drejtim të Statovcit.

Njëjtë nuk veproi, anëtari i VV-së në KQZ, Sami Kurteshi.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Nisin punimet për sanimin e rrugës në Carralevë

Nisin punimet për sanimin e rrugës në Carralevë

Gjendet pa shenja jete një femër në Pejë

Gjendet i vdekur një person në Llaushë të Skenderajt, rasti po hetohet

​Ligji për Lojërat Mesdhetare në Kuvend, Gashani: Kjo ngjarje e vendos Kosovën në hartën botërore sportive

​Ligji për Lojërat Mesdhetare në Kuvend, Gashani: Kjo ngjarje e vendos Kosovën në hartën botërore sportive

Person mbi veturë në lëvizje, Policia e ndëshkon drejtuesin

Person mbi veturë në lëvizje, Policia e ndëshkon drejtuesin

Express: Mes rritjes së kostove të udhëtimit, Shqipëria cilësohet si alternativë më e mirë se ‘Maldivet’

Express: Mes rritjes së kostove të udhëtimit, Shqipëria cilësohet si alternativë më e mirë se ‘Maldivet’

Artemis II përfundon misionin drejt Hënës: Pamë gjëra që s’i ka parë kurrë asnjë njeri

Artemis II përfundon misionin drejt Hënës: Pamë gjëra që s’i ka parë kurrë asnjë njeri

Nisin punimet për sanimin e rrugës në Carralevë

Nisin punimet për sanimin e rrugës në Carralevë

Sensacioni i Ligës së Kampionëve interesohet për portierin e Kosovës, Bodø/Glimt e kërkon Amir Shaipin

Sensacioni i Ligës së Kampionëve interesohet për portierin e Kosovës, Bodø/Glimt e kërkon Amir Shaipin

Gjendet pa shenja jete një femër në Pejë

Gjendet i vdekur një person në Llaushë të Skenderajt, rasti po hetohet

Conte paraqet kandidaturë për përzgjedhës të Italisë

Conte paraqet kandidaturë për përzgjedhës të Italisë

Basketboll, të mërkurën dihet kush bie nga Superliga

Basketboll, të mërkurën dihet kush bie nga Superliga

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën