TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Raporti i Auditorit: MPB pagoi 112 mijë euro për serbët që nuk dolën në punë

Zyra Kombëtare e Auditimit ka publikuar raportin vjetor për Ministrinë e Punëve të Brendshme. Aty është evidentuar se MPB pagoi 112 mijë euro për punonjësit e komunitetit serb që nuk dolën në punë, si dhe gjeti disa parregullësi në Policinë e Kosovës.

nga Lindrit Zejnullahu
29 Qershor, 2025
1 0
A A

Mbi 112 mijë euro i ka paguar Ministria e Punëve të Brendshme, për punonjësit e komunitetit serb, të cilët nuk paraqiten fare në punë.

Raporti i Auditimit për Pasqyrat Financiare vjetore të MPB-së për vitin 2024, ka zbuluar se ministria nuk ia ka dalur t’i sistemoj këta punonjës.

“Kjo dukuri vazhdon të jetë prezente ndër vite edhe pse në vazhdimësi raportohet në raportet tona të auditimit. Ministria ende nuk ka arritur të ndërmerr masa konkrete në sistemimin, angazhimin dhe monitorimin e kësaj kategorie të të punësuarve. Pagesat e pagave në mungesë të vijueshmërisë në punë, janë pagesa të parregullta dhe shkaktojnë dëmtimin e buxhetit të Ministrisë”, thuhet në raport.

Raporti ka evidentuar edhe një sërë parregullësishë të tjera.

Gjatë vitit 2024, në raport theksohet se Policia e Kosovës pagoi shtesa për zyrtarët e suspenduar, jashtë afatit të lejuar.
Për këtë çështje u paguan 55 mijë e 550 euro.

“Ne identifikuam se shtesën e plotë për kushte specifike të punës ishin duke e marrë 65 zyrtarë policorë të suspenduar, edhe pse ata nuk ishin duke e ushtruar funksionin e rrjedhimisht nuk kishin ndonjë rrezikshmëri… Nga lista e zyrtarëve të suspenduar e pranuar nga stafi përgjegjës vërehet se kishte edhe zyrtarë policorë që ishin suspenduar nga viti 2022 dhe ende vazhdojnë të kompensohen me 50 për qind të pagës”, thuhet nga ZKA.

Ndërkaq nga gjetjet e Auditorit, mbi 340 punonjës në Policinë e Kosovës janë të sistemuar në pozita pa e plotësuar kriterin e gradës.

“Në vitin aktual rreth 341 staf policor ushtronin funksionin për të cilat kërkohet gradë më e lartë e që në raport me vitin paraprak ky numër ishte rritur për 156… Shkak i kësaj ishte implementimi i strukturës organizative ku janë krijuar departamente/divizione/drejtori të reja dhe situata e krijuar në veri të vendit ku për nevoja operacionale pozitat janë plotësuar me grada jopërkatëse si dhe dështimi i procesit për rreshter”, thuhet tutje

Për këto të gjetura, Tëvë1 ka kontaktuar Policinë e Kosovës, mirëpo deri në publikimin e kronikës, nuk ka pranuar përgjigje.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Behrami: LVV të heqë dorë nga Haxhiu, brenda grupit kanë shumë figura konsensuale

Behrami mohon “tortën” për Simiqin, i quan shpifje deklaratat e Zybës

Sulmohen dy policë në Dragash, arrestohen të dyshuarit

IPK rekomandon suspendimin e tre policëve në Klinë

I strehoi 275 qenë endacak, Komuna e Prishtinës e paguan qytetarin 165 mijë euro në vit

I strehoi 275 qenë endacak, Komuna e Prishtinës e paguan qytetarin 165 mijë euro në vit

S’ka pushime për deputetët pa konstituim

S’ka pushime për deputetët pa konstituim

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X