TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Raportet me Kosovën përplasin VLEN-in dhe BDI-në

by tëvë1
1 vit ago
8
A A
Raportet me Kosovën përplasin VLEN-in dhe BDI-në

Koalicioni i partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut, VLEN dhe Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), janë përplasur mes vete për Kosovën, me reagime publike të dielen.

Koalicioni VLEN ka reaguar pas një deklarimi të BDI-së për kolona në pikat kufitare. Në reagimin e koalicionit shqiptar që janë pjesë e qeverisë, thuhet se me qeverisjen serioze e të përgjegjshme brenda pak muajve arriti të nënshkruaj marrëveshje për one-stop shop me Kosovën, e cila së shpejti do të hyjë në fuqi.

Ata duke akuzuar BDI-në se marrëveshje të tillë kishte bërë me Serbinë, kanë përmendur mbledhjen e përbashkët Kosovë- Maqedoni e Veriut, që sipas tyre tregon përkushtimin dhe orjentimin e qeverisë për bashkëpunim me Kosovën.

“Marrëdhëniet me Kosovën janë në nivelin më të kënaqshëm si asnjëherë më parë. Pasi vizita e parë zyrtare në vend ishte nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe mbledhja e parë ndërqeveritare u bë me Kosovën në Prishtinë për herë të parë. Këto janë shenja të mjaftueshme për të treguar orientimin politik të kësaj qeveria. VLEN është e angazhuar për forcimin e bashkëpunimit dhe marrëdhënieve mes dyja shteteve. E ardhmja e shqiptarëve është e lidhur me zhvillimin e bashkëpunimit rajonal”, thuhet nga VLEN.

Por, në një reagim nga BDI, thuhet se kjo qeveri në shtatë muaj ka kthyer mbrapsht çdo arritje historike mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.

“Për herë të parë, institucionet e kësaj qeverie përdorin terminologjinë “Kosova dhe Metohia,” një narrativë që është shprehje e qartë e politikave të Serbisë për denigrimin e statusit të Republikës së Kosovës. Kjo qeveri, që lejon Ivan Stoilkovicin – një përfaqësues i hapur i interesave ruso-serbe – të udhëheqë ministrinë që mban përgjegjësinë për zbatimin e Marrëveshjes Paqësore të Ohrit, ka treguar se është thjesht një zgjatim i “Botës Serbe” në Maqedoninë e Veriut”.Dhe është pikërisht kjo qeveri që po tenton të tregojë se e ku kanë “vendin shqiptarët,, nëpërmjet nënshtrimit politikave përjashtuese”, thuhet nga BDI./teve1.info/

Tags: BDIKosovaVLEN
Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Trump: Ndikimi i Izraelit në Kongresin Amerikan është dobësuar

Trump: Ngushtica e Hormuzit mund të rihapet së shpejti, pavarësisht pasigurive në bisedime

Abdixhiku për “Katanën”:  Agim Ramadani, simbol i lirisë dhe vendosmërisë

Abdixhiku për “Katanën”: Agim Ramadani, simbol i lirisë dhe vendosmërisë

Haradinaj në akademinë për Agim Ramadanin: Beteja e Koshares mbetet e pavdekshme

Haradinaj në akademinë për Agim Ramadanin: Beteja e Koshares mbetet e pavdekshme

Rama i kërkon Ujësjellësit që të mos intervenojë në rrugë pa e njoftuar Komunën

Gola: Heqja e kufirit shqiptaro-shqiptar, arritja më e madhe e Betejës së Koshares

Gola: Heqja e kufirit shqiptaro-shqiptar, arritja më e madhe e Betejës së Koshares

Apeli vërteton dënimin me 25 vjet burgim ndaj të akuzuarit për vrasjen e djalit për çështje pronësore

​Gjykata e Apelit e kthen në rigjykim rastin “Brezovica I”

Tentuan të mashtrojnë rreth një prone në vlerë 250 mijë euro, arrestohen tre të dyshuar

IPK arreston një zyrtar policor nën dyshimin për ngacmim

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën