Universiteti i Prishtinës ka njoftuar se është ngritur për 12 pozita në sistemin e rangimit “Webometrics”.
Sipas një njoftimi të UP-së në Facebook, në listën e përditësuar të janarit, ky universitet radhitet në vendin e 2884-të.
“UP vazhdon ta përmirësojë renditjen në klasifikimin e universiteteve sipas sistemit të rangimit Webometrics. Në listën e përditësuar të janarit 2024, UP-ja është ngritur për 12 pozita, duke u renditur në vendin e 2884-t. UP vijon të konsolidohet edhe në klasifikimin evropian, duke e përforcuar pozitën në mesin e 1000 universiteteve më të mira” , thuhet në njoftim.
Tutje, thuhet se renditja e UP-së është reflektim i përparimit në kontributin shkencor të stafit akademik dhe ndikimit të tij./teve1.info