TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Ramë Buja i reagon Fadil Gecit për dëshminë në Hagë: Gjëja më e pakuptimtë dhe më palogjikë që ka thënë

by teve1
1 vit ago
0
A A
Ramë Buja i reagon Fadil Gecit për dëshminë në Hagë: Gjëja më e pakuptimtë dhe më palogjikë që ka thënë

Ish-anëtari i shtabit të përgjithshëm të UÇK-së, Ramë Buja, e ka quajtur të pakuptimtë dhe palogjikë deklaratën e ish-anëtarit të UÇK-së, Fadil Gecit në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, i cili të martën tha se kur ka biseduar me Ramë Bujën lidhur me komunikatën e 59-të, ai i ka thënë që ka marrë plumb pse i ka mbrojtur vëllezërit Geci.

Buja në emisionin “Info Nata” në Tëvë1, ka thënë se ai është plagosur në zonën e Nerodimës ku kanë dalë për të inspektuar pozicionet e ushtrisë dhe nuk ka të bëjë aspak me atë që ka deklaruar Geci.

“Kjo është gjëja më e pakuptimtë dhe më palogjikë që është thënë nga ky burrë, sepse ajo nuk ka të bëjë fare me këtë që thotë ky, sepse unë në fakt për komunikatën 59 për të cilën e ka brengën ai dhe familja e tij me të drejtë, unë e kam shprehur reagimin tim edhe para se të jem anëtar i Shtabit të Përgjithshëm se atëherë është lëshuar para se të jem anëtar Shtabi dhe kam thënë pavarësisht se kush e ka lëshuar këtë komunikatë dhe si e ka lëshuar unë kam shprehur kundërshti për faktin se ajo familje ata djem mund të jenë gabim për shumëçka, por megjithatë tradhtar të kombit nuk janë. Por është krejt pa sens palogjikë të thuhet se unë jam plagos për shkak se kam mbrojtë  atë familje. Jam plagosur në zonën e Nerodimes, në fshatin Petrovë ku ne kemi dalë për të inspektuar pozicionet e ushtrisë aty e kam ngrënë plumbin por kjo nuk ka të bëjë asnjë gjë me atë që sot thuhet në një vend kun ë fakt do të duhej e vërteta dhe vetëm e vërteta”, ka thënë Buja.

Ish-anëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Fadil Geci, të martën në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, deklaroi se kur ka biseduar me Ramë Bujën lidhur me komunikatën e 59-të, ai i ka thënë që ka marrë plumb pse i ka mbrojtur vëllezërit Geci.

“Më ka thanë që kemi bisedu në Shtab aty. Ai e di atë, por thotë që kam pas pasoja edhe unë pse kam folë për ju, bile më thotë se unë kam hangër plumb pse ju kam mbrojtë juve e ju keni pas të drejtë edhe ju mirë na e keni ba se keni pas të drejtë. Ju kam thanë mani e nuk më kanë ngu, le ta bajnë me shnet e le të mbajnë përgjegjësinë”, tha Geci, duke shuar se Ramë Buja personalisht ia ka thënë këto fjalë./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

13 të burgosur në Smrekonicë përfundojnë programin “Menaxhimi i Zemërimit”

13 të burgosur në Smrekonicë përfundojnë programin “Menaxhimi i Zemërimit”

Kërkohet paraburgim për mësimdhënësen që dyshohet se mashtroi me subvencione

Dyshohen për skema piramidale e bixhoz të paligjshëm, kërkohet paraburgim për 5 persona në Malishevë

A po shuhet AKR-ja?

A po shuhet AKR-ja?

Haradinaj për Kushtetutën e Kaçanikut: Shprehje e vullnetit të popullit të Kosovës për të jetuar të lirë e të pavarur

Haradinaj bën thirrje për unitet politik: Ta çojmë Kosovën drejt normalitetit

Mavriqi nga Kamenica: Për herë të parë pritet të bëhet Muzeu i Natyrës, ëndërr e imja e kamotshme

Mavriqi nga Kamenica: Për herë të parë pritet të bëhet Muzeu i Natyrës, ëndërr e imja e kamotshme

Buta: Dy-tre muaj para se të ndodhte vrasja, kemi pasur kërcënime të vazhdueshme nga viktima

Premtuan grant bujqësor, përfunduan të dënuar për mashtrim në Ferizaj

Osmani takon ambasadorin italian, flasin për zhvillimet e fundit politike në vend

Osmani takon ambasadorin italian, flasin për zhvillimet e fundit politike në vend

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën