TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Ramazani – katër këshilla për t’u ushqyer dhe për të qenë të shëndetshëm

by Tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Ramazani – katër këshilla për t’u ushqyer dhe për të qenë të shëndetshëm

Ramazani është një nga muajt më të rëndësishëm të vitit për myslimanët.

Gjatë muajit Prill, shumica e myslimanëve agjërojnë gjatë orëve të ditës dhe nuk mund të hanë apo pinë derisa të perëndojë dielli.

Ditët e agjërimit mund të jenë të vështira, por ka shumë gjëra që njerëzit mund të bëjnë për t’u kujdesur për shëndetin e tyre gjatë këtij muaji të shenjtë.

Njihuni mëposhtë me katër këshilla që AgroWeb.org iu sugjeron t’i ndiqni për një shëndet të fortë.

Ushqehuni shëndetshëm

Ekziston vetëm një dritare e vogël për t’i siguruar trupit tuaj të gjitha lëndët ushqyese që i nevojiten.

Kështu që duhet të përqendroheni në konsumimin e ushqimeve me cilësi të lartë.

Gjatë Iftarit pini shumë ujë dhe ruani një ekuilibër të mirë mes karbohidrateve, proteinave dhe bulmetit.

Këto lëndë ushqyese ju ndihmojnë të qëndroni të hidratuar dhe të ngopur për një kohë më të gjatë.

Gjatë Suhurit (vakti para agimit), përqendrohuni tek ushqimet që kanë një indeks të ulët glicemik.

Të tilla si ushqimet me drithëra integrale, frutat dhe perimet. Këtu përfshihet tërshëra, thekra, elbi, oriz kaf, knioan, frutat e pyllit, mollët dhe portokallet.

Këto ushqime nuk e rrisin sheqerin në gjak dhe do t’ju ndihmojnë të ndiheni të ngopur për më gjatë.

Shmangni disa produkte

Disa nga gjërat që duhet të shmangni janë kripa, kafeina, sheqernat dhe ushqimet e përpunuara.

Këto produkte mund t’ju dehidratojnë dhe duke qenë se disa kanë përmbajtje të larta sheqeri, nuk do t’ju mbajnë të ngopur dhe as nuk do t’ju japin vlera ushqyese.

Për më tepër, ngrënia e tepërt e tyre mund të dëmtojë zemrën, veshkat, të ngadalësojë sistemin imunitar dhe të shkaktojë shtim në peshë.

Gjithashtu shmangni metodat e gatimit si skuqja dhe në vend të saj provoni pjekjen.

Qëndroni aktivë fizikisht

Edhe pse mund të jetë e vështirë, të qenurit fizikisht aktiv ka përfitime të rëndësishme shëndetësore.

Ju mund të shmangni ushtrimet me intensitet të lartë dhe të ushtroheni në mbrëmje pas Iftarit.

Ecja është forma më e lehtë e ushtrimeve që mund të kryeni gjatë agjërimit.

Planifikoni

Studentët dhe ata që punojnë mund të kenë nevojë për ndihmë që të ndihen më energjikë gjatë ditës. Prandaj është e rëndësishme të planifikoni vaktet tuaja.

Ajo çfarë konsumoni ndikon në nivelet tuaja të energjisë, kështu që përqendrohuni tek ngrënia e ushqimeve cilësore dhe me vlera të larta ushqyese./agroweb

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Pse disa njerëz i mbijetojnë infarktit, ndërsa të tjerë nuk arrijnë as deri në spital?

Pse disa njerëz i mbijetojnë infarktit, ndërsa të tjerë nuk arrijnë as deri në spital?

Terapia hormonale e menopauzës nuk ndikon në rrezikun e demencës te gratë

Terapia hormonale e menopauzës nuk ndikon në rrezikun e demencës te gratë

Studim: Mungesa e gjumit bën që truri të fillojë të “hajë veten”

Studim: Mungesa e gjumit bën që truri të fillojë të “hajë veten”

Si ta kuptoni nëse keni një metabolizëm të ngadaltë?

Si ta kuptoni nëse keni një metabolizëm të ngadaltë?

Njësiti “FAST” pjesë e një aksioni në Prishtinë, arrestohet një person

Policia e Kosovës arreston një person të kërkuar me urdhër arresti ndërkombëtar

Ulja e temperaturave, Qeveria thirrje për kursim të energjisë

KOSTT paralajmëron reduktime nga ora 10:00, thotë se po përballet me situatë të papranueshme

​Turqia feston 105 vjetorin e pavarësisë

​Turqia feston 105 vjetorin e pavarësisë

​Liga e Kampionëve rikthehet sonte, derbi i madh zhvillohet në itali

​Liga e Kampionëve rikthehet sonte, derbi i madh zhvillohet në itali

FSK besohet së për 10 vjet do të forcohet, renditja aktuale vlerësohet reale

​27 vjet nga transformimi i TMK-së në FSK

Parashikimi i motit për sot

Parashikimi i motit për sot

Bugaqku: Hetimi të mos ndalet te komisionerët, por të përfshijë edhe kandidatët

Bugaqku: Hetimi të mos ndalet te komisionerët, por të përfshijë edhe kandidatët

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën