Portieri Diant Ramaj dhe sulmuesi Arijon Ibrahimoviq kanë luajtur deri në fund të ndeshjes për Heidenheimin që humbi 1:0 nga Hamburgu për Kupë të Gjermanisë.
Ndeshja Heidenheim – Hamburg u zhvillua të martën mbrëma.
Me fitore, Hamburgu ka siguruar kalimin në një të tetën e finales të Kupës gjermane të futbollit.
Në stol te Hamburgu ishte sulmuesi Emir Sahiti.











