Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar kandidatin republikan, Donald Trump për fitoren në garën presidenciale.
Rama në një postim në Facebook, ka thënë se ishte nder puna me Biden dhe tani mezi pret punën me presidentin e 47-të.
“Ishte një nder i vërtetë të punoja përkrah Presidentit të 46-të të Shteteve të Bashkuara për të forcuar lidhjen mes dy vendeve tona. Mezi pres privilegjin e madh të punoj me Presidentin e 47-të për të përmirësuar më tej partneritetin tonë për paqe, prosperitet dhe përparim të mëtejshëm”, ka shkruar Rama.
Trump është uruar edhe nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe ai i Francës.
Trump shpalli fitoren në një takim me mbështetësit e tij në Florida, duke thënë se kjo do të jetë një epokë e re për Amerikën