Pas takimit të djeshëm në Bruksel mes palës kosovare dhe asaj serbe, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar që askush mos ta akuzojë për tradhti kryeministrin Albin Kurti.
Sipas tij, Kurti ka bërë gjënë e duhur dhe ka hedhur një hap të parë më shumë rëndësi, përcjell teve1.info
“Uroj që askush të mos e akuzojë Albin Kurtin për tradhëti apo harresë, por gjithkush të kuptojë se kryeministri i sotëm i Kosovës ka bërë gjënë e duhur, duke hedhur një hap të parë me shumë rëndësi drejt daljes nga kurthi i të djeshmes. Hapa të tjerë pasofshin pa humbur kohë!”, ka shkruar ai në Twitter.
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka konfirmuar dje se Kosova dhe Serbia e kanë pranuar propozimin evropian pa ndryshime, teksa ka bërë të ditur se bisedimet për zbatimin e saj do të zhvillohen së shpejti.
Ky propozim është publikuar edhe në webfaqen e Shërbimit e Veprimit të Jashtëm të BE-së. /Teve1.info/
Uroj që askush të mos e akuzojë Albin Kurtin për tradhëti apo harresë, por gjithkush të kuptojë se kryeministri i sotëm i Kosovës ka bërë gjënë e duhur, duke hedhur një hap të parë me shumë rëndësi drejt daljes nga kurthi i të djeshmes. Hapa të tjerë pasofshin pa humbur kohë!
— Edi Rama (@ediramaal) February 28, 2023