Pas reshjeve të borës që kanë përfshirë rrugët e kryeqytetit mëngjesin e sotëm, kryetari Përparim Rama u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes në komunikacion.
Ai po ashtu ka bërë të ditur që ekipet janë mobilizuar që rrugët të jenë më të sigurta për qarkullim, përcjell teve1.info
“Në terren. Ekipet fantastike të #kryeqytetit janë mobilizuar për t’u siguruar që rrugët të jenë të sigurta për qarkullim. Ju bëjë thirrje qytetarëve tanë të shtojnë kujdesin në komunikacion. Në çdo kohë, në çdo vend – për #kryeqytetin”, ka shkruar Rama në Facebook.