Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pyetur lidhur me propozimin e presidentit të Shqipërisë, Edi Rama se “veriun e Kosovës duhet ta marrë nën kontroll KFOR-i”.
Kurti për median “Istraga” ka deklaruar se kudo në Kosovë e para përgjigjet policia e pastaj KFOR-i e EULEX-i.
Tutje, Kurti është deklaruar se ka nevojë për patrulla të përbashkëta të policisë dhe KFOR-it në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë dhe sipas tij formulë nuk duhet të ndryshohet.
“Për propozimin e kryeministrit shqiptar Edi Rama që KFOR-i të marrë kontrollin e veriut të Kosovës: ‘Ne kemi nevojë për patrulla të përbashkëta të policisë sonë dhe KFOR-it në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë. E për sa i përket gjërave të tjera, kjo tashmë është vendosur. Kudo në Kosovë – e para që përgjigjet është policia jonë, pastaj EULEX-i dhe më pas KFOR-i. Dhe nuk mendoj se kjo formulë duhet ndryshuar’”, ka thënë Kurti, shkruan në “X” Istraga.
Kosovo’s Prime Minister @albinkurti, in an interview with @IstragaB on @HayatMediaBIH this week, discussed Albanian Prime Minister Edi Rama’s proposal for KFOR to assume control over northern Kosovo. Kurti stated: “We need joint patrols involving our police and KFOR along the… pic.twitter.com/ADTEN4M9T3
— Istraga.ba (@IstragaB) September 28, 2023
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë në konferencën e sotme për mediat se KFOR duhet të marrë në kontroll veriun e Kosovës, propozim të cilin tha se e ka bërë më parë në samitin e NATO-s./teve1.info/