Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë vizitës në Greqi ka takuar presidenten e këtij vendi, Katerina Sakellaropoulou.
Rama ka zhvilluar takim edhe me kryetarin e Parlamentit të Greqisë, Constantine Tassoulas.
Ai për këto takime ka njoftuar në Facebook, por përveç fotografive të publikuara nuk ka dhënë ndonjë detaj të bisedave.
Vizitën në Greqi, Rama e ka filluar të hënën në mbrëmje./teve1.info/










