TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
30 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
30 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Rama: “Rruga A” është projekti më i madh në historinë e kryeqytetit

nga tëvë1
2 vjet më parë
0
A A
Rama për dhunimin e 11-vjeçares: U turpëruam të gjithë si shoqëri

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama bën të ditur se në vitin 2024, Komuna do t’i ketë në dispozicion 46 milionë euro për investime kapitale.

Rama ka thënë se krahas buxhetit prej 123 milionë euro, në fokus do të jenë projekte madhore. E si prioritet i Ramës për vitin 2024 është edhe përfundimi i “Rrugës A”, me ç’rast e quajti të rëndësishëm për Prishtinën.

Kreu i Prishtinës ka thënë se me ndërtimin e kësaj rruge, do të lidhen disa lagje e që pritet të kontribuojnë në shkarkimin e tollovisë në trafik.

“Buxhetin e kemi kaluar. Buxheti total i Kryeqytetit është mbi 123 milionë euro, ndërsa vetëm për investime kapitale është 46 milionë euro, pra e kemi një buxhet të mirë për vitin e ardhshëm me të cilin fokusi ynë është në projekte të mëdha. Pra kemi vazhdimin e ‘Rrugës A’, pra është një projekt madhor, projekti më i madh në historinë e Kryeqytetit, ku përveç që krijon rrugë të reja dhe të cilat e ndërlidh Veternikun me Prishtinën e Re dhe me Kalabrinë, pra tash lidhen më lehtë dhe ju mundëson qasje prindërve që vijnë dhe e shfrytëzojnë shkollën në qendër e që i bashkohen këtij kaosit në qendër. Pra do të kenë mundësi alternative”, ka thënë Rama për EO.

E krahas ndërtimit të kësaj rruge, Rama ka thënë se po punohet në ndërtimin e disa shkollave në Kryeqytet.

“… paralelisht jemi duke ndërtuar edhe shkolla. Me partneritet publiko-privat, po ndërtojmë shkollën në Lagjen ‘Qëndresa’, Mati 1, Sofali dhe pesë shkolla tjera që janë në diskutim IFC-në pra edhe ato me partneritet publiko-privat”, u shpreh Rama.

Teksa ka folur për ndërtimin e rrugëve kryesore, Rama ka deklaruar se do të punohet edhe në zgjerimin e rrugës B e cila do të lidhet me rrugën A. E njëjta tha se do të ketë hyrje e dalje, pa pasur nevojë të shkohet në qendër.

“Po ashtu jemi edhe te rruga B, pra vazhdimësi e ndërtimit që do të lidhet me ‘Rrugën A’ dhe krijon një mundësi më të mirë që e gjithë rruga B të ketë hyrje dhe dalje nga qyteti në qytet, pra pa pasur nevojë që të kalojë nëpër qendër. Problemi me trafikun ka ekzistuar edhe më përpara dhe vazhdon të ekzistojë. Pra një numër i madh i ndërtimeve që kanë ndodhur si rezultat i rritjes së vrullshme të Kryeqytetit prej pasluftës. Ka qenë gjithashtu si rezultat i mungesës së investimeve kapitale në infrastrukturë të Kryeqytetit dhe tani normal që kemi probleme të cilat ballafaqohen me to sot”, ka deklaruar ai.

ShareTweet

Postime të ngjashme

I arrestuari për të shtëna me armë zjarri afër një shkolle në Klinë, një i mitur

Ushtroi dhunë psikike ndaj nënës së tij, arrestohet i dyshuari

Zhduket një femër në Pejë

Babai raporton të zhdukur djalin e tij në Pejë

​IKShPK bën thirrje për kujdes nga temperaturat e larta

​IKShPK bën thirrje për kujdes nga temperaturat e larta

Tentuan të mashtrojnë rreth një prone në vlerë 250 mijë euro, arrestohen tre të dyshuar

Arrestohet i dyshuari për dhunimin e një të miture në Prizren

Ngjyra që bien në sy – Pedikyr perfekt për ditët e nxehta

Ngjyra që bien në sy – Pedikyr perfekt për ditët e nxehta

I arrestuari për të shtëna me armë zjarri afër një shkolle në Klinë, një i mitur

Ushtroi dhunë psikike ndaj nënës së tij, arrestohet i dyshuari

Refuzimi i Asllanit për t’u larguar nga Interi, zbulohet e vërteta

Refuzimi i Asllanit për t’u larguar nga Interi, zbulohet e vërteta

Zhduket një femër në Pejë

Babai raporton të zhdukur djalin e tij në Pejë

Portieri që synohet nga Kosova, huazohet te Heidenheim

Portieri që synohet nga Kosova, huazohet te Heidenheim

​IKShPK bën thirrje për kujdes nga temperaturat e larta

​IKShPK bën thirrje për kujdes nga temperaturat e larta

Tentuan të mashtrojnë rreth një prone në vlerë 250 mijë euro, arrestohen tre të dyshuar

Arrestohet i dyshuari për dhunimin e një të miture në Prizren

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X