Pas mbledhjes së kësaj të enjteje të zhvilluar në Pallatin e Brigadave të grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe ministrave, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka propozuar ndryshime në kabinetin qeveritar.
Siç raporton gazetarja TVKlan, Albana Koçiu është emëruar zv.kryeministre në vend të Belinda Ballukut.
Ndryshimet në kabinetin qeveritar:
Albana Koçiu emërohet zv.kryeministre, zëvendëson Belinda Ballukun
Besfort Lamallari emërohet Ministër i Punëve të Brendshme, zëvendeson Albana Koçiun
Toni Gogu emërohet ministër Drejtësie, zëvendëson Besfort Lamallarin
Ferit Hoxha emërohet ministër i Jashtëm, zëvendëson Elisa Spiropali
Enea Karakaçi emërohet Ministër Infrastrukture dhe Energjetike, zëvendëson Belinda Ballukun
Ermal Nufi emërohet ministër i Mbrojtjes, zëvendëson Pirro Vengu
Eriona Ismaili emërohet Ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin, zëvendëson Toni Gogun









