Ai është pritur me ceremoni shtetërore nga homologu i tij maqedonas, Dimitar Kovaçevski.
Pas kësaj ceremonie, do të nisë mbledhja mes dy qeverive Shqipëri-Maqedoni e Veriut, në sallën solemne të qeverisë maqedonase, ku do të flasin edhe dy krerët e qeverive, shkruan teve1.info
Në mbledhje do të mbahet edhe ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve dhe memorandumeve nga ana e ministrave të dy qeverive.











