Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama zgjodhi të mos fliste gjatë për mungesën e kryeministrit, Albin Kurti në takimin me liderët e rajonit dhe komisionerin e BE-së.
I pyetur nga gazetarët nëse i “vjen keq që mungoi vëllai i vogël”, Rama tha se nuk sheh ndonjë interes pasi ishin të gjithë të ftuar dhe kush deshi erdhi.
“Nuk shoh asnjë interes se ishin gjithë të ftuar, kush deshi erdhi, kush nuk mundi nuk erdhi”, tha shkurt Rama./tch