TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rama për gjykimin në Hagë: Çuditem që në Kuvendin e Kosovës s’është marrë asnjë nismë për të ngritur shqetësime

by tëvë1
1 vit ago
0
A A
Rama për gjykimin në Hagë: Çuditem që në Kuvendin e Kosovës s’është marrë asnjë nismë për të ngritur shqetësime

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës ka përmendur edhe gjykimin që po ndodhë në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Kransiqit dhe Rexhep Selimit.

Rama gjykimin e tyre e kualifikoi si një proces të parregullt ligjor dhe sipas tij të njëjtit janë duke u mbajtur peng që 5 vite në Hagë.

“Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi vazhdojnë të mbahen peng prej gati 5 vjetësh në qelitë e drejtësisë ndërkombëtare, që në çdo hap ka zhgënjyer këdo që ka pritur prej saj virtytet e drejtësisë. Unë s’e kam diskutuar asnjëherë dhe nuk e diskutojë as sot të drejtën e asaj gjykate speciale që ia kanë hartuar edhe vendimmarrja e kësaj salle, ku vetë Hashimi ka ngritur dorën për tu formuar ajo gjykatë.. Por ajo që nuk vij dot deri këtu në Prishtinë të marrë fjalën dhe pastaj ta gëlltis në heshtje, në këtë foltore para jush, në mungesë të Hashimit, Kadriut, Jakupit dhe Rexhepit, është nyja e mbledhur në fyt, nga një dyshim shumë i madhe krejt i arsyeshëm për fat të keq se ai proces është proces i parregullt ligjor dhe se normat e standardet…. janë nën nivelin e shteteve që e financojnë”, ka thënë Rama

Ai ngriti edhe një shqetësim që sipas tij deputetët e Kuvendit të Kosovës s’kanë marrë ndonjë iniciativë për të votuar ndonjë rezolutë lidhur me procesin e gjykimit që po ndodhë në Gjykatën Speciale.

Ai the nëse do ta bënin këtë do ta depozitonte edhe në Kuvendin e Shqipërisë të njëjtën rezolutë, nëse do t’i kërkohej.

“S’mund të rri dot pa ua thënë vëllazërisht, çudinë time që në këtë sallë s’është marrë asnjëherë një nisëm, për të ju kërkuar përmes një rezolute të mbështetur nga të gjitha forcat politike të paktën nga partite shqiptare… për të shprehur shqetësimin e  madh për standardet e atij procesi dhe për të kërkuar një mision verifikimi lidhur me këtë shqetësim. Gjykata është e pavarur, por standardet nuk janë të varura nga gjykatësit. Ndoshta ky shqetësim gjerësisht i përhapur mund të mos qëndrojë, por nëse qëndron kjo është një gjëmë e madhe, jo për ata 4 njerëz të thjeshtë, dhe për Kosovën, por edhe për drejtësinë ndërkombëtare, që kjo sallë ia dha në mirëbesim gjykimin e historisë që lindi Republikën…”, ka thënë Rama.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Demaku: Hamza më i dalluari, programi i PDK-së i prekshëm

Demaku: Hamza më i dalluari, programi i PDK-së i prekshëm

Demaku: PDK alternativa më e mirë për qytetarët, LVV fajtorja për bllokadën 9-mujore

Demaku: PDK alternativa më e mirë për qytetarët, LVV fajtorja për bllokadën 9-mujore

Emisioni “Info Nata” 22.12.2025

Emisioni “Info Nata” 22.12.2025

Pas njohjes, Bahamas heq vizat për Kosovën – marrëveshja nënshkruhet në Washington

Qipro merr presidencën e BE më 1 janar, do të fokusohet në siguri e energji të rinovueshme

Qipro merr presidencën e BE më 1 janar, do të fokusohet në siguri e energji të rinovueshme

Supremja shfuqizon dispozita të Statutit dhe të Rregullores së UP-së

Supremja shfuqizon dispozita të Statutit dhe të Rregullores së UP-së

​Kurti në Podujevë: Banka Zhvillimore do të mbështesë prodhimtarinë me 1 miliard euro

​Kurti në Podujevë: Banka Zhvillimore do të mbështesë prodhimtarinë me 1 miliard euro

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën