Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ndarë fotografi të nxënësve me flamurin e Kosovës dhe të Shqipërisë për nder të 17 shkurtit, festës së Pavarësisë së Kosovës.
Shefi i ekzekutivit ka thënë se nxënësit e shkollave në Shqipëri festojnë me zemër dhe krenari, lirinë e pavarësisë së Kosovës.
Ai ka thënë se kjo ditë i bashkon vlerat më të bukura kombëtare.
“Nxënësit e shkollave tona festojnë me zemër dhe plot krenari lirinë e pavarësinë e Kosovës një ditë që na bashkon në vlerat më të bukura kombëtar e ndërsa nderojmë të kaluarën dhe projektojmë një të ardhme që na frymëzon me dashurinë për atdheun”, ka shkruar Rama./teve1.info/







