TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Rama njofton reformën e Kuvendit: Duhet të ulet numri i deputetëve në 101

by Tëvë1
7 muaj ago
0
A A
Rama njofton reformën e Kuvendit: Duhet të ulet numri i deputetëve në 101

Kryeministri Edi Rama njoftoi gjatë mbledhjes së Asamblesë Socialiste këtë të enjte reformat e rëndësishme që pritet të ndërmerren gjatë legjislaturës së ardhshme, Rama tha se reforma duhet të përfshijë edhe institucionin e Kuvendit të Shqipërisë.

Shefi i qeverisë theksoi se numri i deputetëve të parlamentit të Shqipërisë duhet të ulet në 101 ose dhe më shumë.

“Së pari, në më shumë se tre dekada pas zgjedhjeve të para pluraliste, gati tre dekada nga miratimi i Kushtetutës së Shqipërisë, ndërkohë që jemi në dekadën vendimtare të bashkimit me familjen evropiane, na duhet një cikël reformimi për disa institucione të rëndësishme, ndër të cilat padyshim edhe për Kuvendin e Shqipërisë. Pas 10 legjislaturave dhe 1,136 njerëzve të zgjedhur deputetë në vitet e jetës demokratike, e para gjë si rrallë gjë që gjen dakord çdo shqiptar është tepria e numrit të deputetëve. Zbritja e numrit të deputetëve në të paktën 101 deputetë, por edhe më pak, do të kishte vetëm impakt pozitiv në më shumë se një aspekt”, tha Rama.

Gjithashtu Rama shprehu dhe nevojën për bërjen e një reforme territoriale të re.

“Së treti, pas 10 vjetësh nga Reforma Territoriale, koha ka sjellë nevojën e një rishikimi për ndarjen e reformës territoriale, ku duhet të ngrejmë komisionin për ndryshimet domethënëse të këtyre viteve dhe mirëpërgatjen për nivelin vendor, ku duhet të kemi një cilësi të re. Duke filluar nga organizimi i një konsultimi të gjerë publik. Edhe meqë ra fjala, ne do jemi gati t’i dëgjojmë të gjithë,” tha Rama./euronews.al

Tags: Edi RamaKuvendi i ShqiperiseTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Hoxhaj: Dialogu ka hyrë në fazë të rrezikshme, Kurti s’po e trajton si interes nacional

Hoxhaj: Është absurde që përdorimi i shqipes të kthehet në çështje në një shtet që synon BE-në

Çanak: Kurti është duke e respektuar rendin dhe  ligjin

Çanak kritikon memorandumin e Qeverisë serbe dhe Kishës për themelimin e Universitetit të Shën Savës

Dimiq: Sulmi ndaj Universitetit në Beograd, goditje ndaj demokracisë dhe autonomisë akademike

​Demokratët evropianë kërkojnë shkarkimin e ministrit serb për deklaratën se policia ka të drejtë të vrasë të rinj

“Kalkulime, s’ka logjikë të shëndoshë politike” – Mexhiti për largimin e Taravarit

Mexhiti: Protesta e studentëve është thirrje për vetëdijesim për të gjithë akterët politik

Hoxhaj: Dialogu ka hyrë në fazë të rrezikshme, Kurti s’po e trajton si interes nacional

Hoxhaj: Është absurde që përdorimi i shqipes të kthehet në çështje në një shtet që synon BE-në

Arrestohet i dyshuari që rrëmbeu tre persona dhe kërkoi para për lirimin e tyre

Tre të lënduar në një aksident në Podujevë

Këshilla si të qëndroni të hidratuar në këto ditë të nxehta

Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Çanak: Kurti është duke e respektuar rendin dhe  ligjin

Çanak kritikon memorandumin e Qeverisë serbe dhe Kishës për themelimin e Universitetit të Shën Savës

Dimiq: Sulmi ndaj Universitetit në Beograd, goditje ndaj demokracisë dhe autonomisë akademike

​Demokratët evropianë kërkojnë shkarkimin e ministrit serb për deklaratën se policia ka të drejtë të vrasë të rinj

Auto Draft

Dhimbja që s’u shua as pas 27 vitesh, kujtohet Masakra e Rezallës

Auto Draft

“Pa u çlirua Kosova unë nuk largohem prej këtu,” – rrëfimi i motrës së Zaim Muqës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën