TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Rama nga Vjena: Kosova të fokusohet te detyrat ndaj BE-së, dialogu me Serbinë është dështim

E nga Vjena, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama pati mesazhe për Kosovën. Rama tha që Kosova nuk duhet të mendojë për Serbinë, por duhet t’i kryejë detyrat e saj në drejtim të Bashkimit Evropian për anëtarësim. Sipas tij, dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë i ndërmjetësuar nga BE-ja është dështimi më i madh për shkak të formatit që ka.

by Fetije Kamberi
5 muaj ago
0 0
A A

Në panel nga Vjena, foli për rrugën e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

E kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në këtë rrugë përmendi edhe Kosovën.

Sipas tij, Kosova para se të mendojë për Serbinë, duhet t’i kryejë detyrat e saj ndaj Bashkimit Evropian.

“Më trishton të shoh që nuk ka aspak përparim në këtë drejtim. Unë kam qenë dhe vazhdoj të mbetem i bindur se ka një rrugë shumë të qartë: Kosova nuk duhet ta mendojë Serbinë, nuk duhet të shohë Serbinë, nuk duhet të dijë çka bën Serbia. Duhet të bëjë detyrat e veta dhe duhet t’i japë BE-së të gjithë atë fletoren me detyrat e bëra të shtëpisë dhe të kërkojë të ec përpara”, ka thënë Rama.

Rama foli edhe për dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë.

Kreu i qeverisë shqiptare, rrugën e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja e quajti dështim për shkak të formatit.

“Kjo nuk ka të bëjë me pranimin e asaj se çka kërkon Serbia, ka të bëjë me pranimin e asaj çka kërkon BE-ja. Ky dialog i ndërmjetësuar nga BE-ja është një dështim i madh sepse formati është i gabuar e kam thënë që ditën e parë sepse është i bazuar në një parim shumë të thjeshtë: Vendet duhet t’i pranojnë kushtet që lidhen me vlerat e BE-së. Nëse Kosova duhet ta bëjë këtë duhet të jetë në interesin e saj më të mirë, por nuk duhet ta lidhë veten me Serbinë, për të mos menduar sa të kënaqur ose të pakënaqur do të jenë serbët, por thjeshtë ta bëjnë këtë gjë, në të kundërt do të vazhdoj të izoloj vetën cdo ditë e më shumë dhe kjo është për të ardhur keq” , është shprehur tutje Rama.

Rama nga konferenca “Shqipëria, Horizonti i ri” që po mbahet në Vjenë tha që shteti i tij është në rrugën e duhur drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

“Jemi në një proces që ka përparuar shumë praktikisht, po çelim kapitujt e negociatave në një shpejtësi që s’është parë ndonjëherë më parë gjatë procesit të anëtarësimit. Por, më duhet të them se është një kombinim i meritës sonë dhe qasjes së re të BE-së për zgjerimin, për shkak të luftës në Ukrainë që e ka tronditur Evropën dhe që i ka përçuar udhëheqësve që rëndësia e Evropës së bashkuar është ekzistencial dhe Ballkani Perëndimor është natyrshëm pjesë e organit të BE-së. Jemi aktualisht në një proces tejet të intensifikuar të anëtarësimit dhe jam shpresëplotë që do të ndodhë herët më shumë se vonë.”, tha Rama në konferencë.

Shqipëria, në mesin e shtatorit, hapi edhe katër kapituj në procesin e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, me çka numri i përgjithshëm i kapitujve të hapur është rritur në 28.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Treni goditi veturën, i lënduar ushtari i FSK-së

Treni goditi veturën, i lënduar ushtari i FSK-së

Xhematlinjtë kërkojnë drejtësi për krerët e UÇK-së, thonë se do të dalin në protestën e 17 Shkurtit

Xhematlinjtë kërkojnë drejtësi për krerët e UÇK-së, thonë se do të dalin në protestën e 17 Shkurtit

Kurti ende s’i nis diskutimet për president, nga LDK thonë se Haradinaj i përmbush kriteret

Kurti ende s’i nis diskutimet për president, nga LDK thonë se Haradinaj i përmbush kriteret

Kuvendi ratifikon marrëveshjet ndërkombëtare, projektligji për buxhetin shqyrtohet të hënën

Kuvendi ratifikon marrëveshjet ndërkombëtare, projektligji për buxhetin shqyrtohet të hënën

Treni goditi veturën, i lënduar ushtari i FSK-së

Treni goditi veturën, i lënduar ushtari i FSK-së

Basketbollistet e Bashkimit fitojnë Kupën

Basketbollistet e Bashkimit fitojnë Kupën

Xhematlinjtë kërkojnë drejtësi për krerët e UÇK-së, thonë se do të dalin në protestën e 17 Shkurtit

Xhematlinjtë kërkojnë drejtësi për krerët e UÇK-së, thonë se do të dalin në protestën e 17 Shkurtit

Kurti ende s’i nis diskutimet për president, nga LDK thonë se Haradinaj i përmbush kriteret

Kurti ende s’i nis diskutimet për president, nga LDK thonë se Haradinaj i përmbush kriteret

Kuvendi ratifikon marrëveshjet ndërkombëtare, projektligji për buxhetin shqyrtohet të hënën

Kuvendi ratifikon marrëveshjet ndërkombëtare, projektligji për buxhetin shqyrtohet të hënën

Të paktën 17 nxënës vdesin nga zjarri në një shkollë në Kenia

Gjendet i vdekur një 43-vjeçar në Malishevë

Sekuestrohen 45 kg ari në Pejë, vlera rreth 7 milionë euro

Sekuestrohen 45 kg ari në Pejë, vlera rreth 7 milionë euro

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën