TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Rama në Kiev: Kosova po mbështet Ukrainën, edhe pse ju nuk e njihni si shtet

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Rama në Kiev: Kosova po mbështet Ukrainën, edhe pse ju nuk e njihni si shtet

Rama tha se 5 shtete të Ballkanit Perëndimor që janë pjesë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, që të gjitha e mbështesin Ukrainën në këtë luftë, duke përfshirë edhe Serbinë, e cila mbetet vendi i vetëm në Evropë që në të vërtetë nuk i ka vënë asnjë sanksion Rusisë.

“Ballkani Perëndimor ka 5 vendeve në Kombet e Bashkuara, të gjitha ato janë rreshtuar krah Ukrainës, pavarësisht historisë së ndryshme, pavarësisht kontekstit të ndryshëm, pavarësisht marrëdhënieve të ndryshme me Rusinë sepse është krejt ndryshe se si e shohim botën përkundrejt Rusisë në qoftë se merrni për shembull Shqipërinë dhe Serbinë apo Malin e Zi dhe Bosnjën. Por të gjitha janë në mbështetje. Por ka edhe një vend të gjashtë, që Ukraina nuk e ka njohur. Kosova, e cila pavarësisht kësaj po bën saktësisht të njëjtën gjë që po bëjmë të gjithë me mbështetjen e plotë. Do të thotë që këtu jemi në një linjë të mirëpërkufizuar të çka jemi e çka përfaqësojmë ne. Është gjëja e duhur për t’u bërë”, tha Rama.

Rama deklaroi se Shqipëria mbështet kërkesën e Ukrainës që Bashkimi Evropian t’i japë statusin e vendit kandidat.

“Gjendemi këtu të shprehim mbështetjen e plotë të kërkesës që BE t’i japë Ukrainës statusin e vendit kandidat. Bashkë me Dritanin dhe Dimitrin, jemi të lumtur të bashkojmë emrat tanë me tuajin, në këtë deklaratë të përbashkët”, tha Rama.

Rama njëkohësisht shprehu solidaritetin e plotë me popullin e Ukrainës.

Ai tha se kishte hezituar të vizitonte Kievin, pasi, siç u shpreh ai, përmasat e tmerrit janë të skajshme dhe mundësitë që ka Shqipëria për të ndryshuar fatin e kësaj lufte nuk janë aspak të mjaftueshme.

“Por në të njëjtën kohë, nuk mund të mos i përgjigjesha ftesës suaj e të humbnim këtë moment me Ju. Ju jam mirënjohës për mikpritjen bujare dhe për dëshirën për të ndarë me ne një pjesë mjaft të vogël të realitetit, që më parë e kemi parë përmes fotove”, deklaroi Rama.

Kryeministri Rama shprehu mbështetjen e plotë për dhënien e statusit të vendit kandidat për Ukrainën, ndërsa theksoi se edhe Shqipëria është plotësisht e angazhuar ndaj rrugëtimit europian, pavarësisht se BE nuk e ka mbajtur fjalën.

“Nuk duam që askush të spekulojë me faktin që BE nuk e ka mbajtur fjalën për ne dhe ndoshta nuk do të ndjehemi mirë që realizon diçka për Ukrainën. Jo nuk është kështu! Këto janë dy çështje krejtësisht të ndara. Natyrisht ne nuk jemi të kënaqur me BE-në dhe ky nuk është sekret. Por ndërkohë, jemi plotësisht të angazhuar ndaj rrugëtimit europian jo për shkak të Parisit, Londrës apo Brukselit, por për shkak të së ardhmes së brezave tanë të ardhshëm”, tha Rama.

Kryeministri foli dhe për rolin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit.

“Jam krenar të ndaj me Ju edhe publikisht që Shqipëria si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit dhe bashkënismëtare me SHBA për rezolutat për Ukrainën është tejet e privilegjuar t’i japë zë rreth asaj tryeze shqetësimeve dhe kërkesave të popullit ukrainas për një paqe të drejtë”, deklaroi kryeministri./kp

Tags: Edi RamaKievUkraina
ShareTweet

Postime të ngjashme

​Sot festohet Dita e Verës në Shqipëri

​Sot festohet Dita e Verës në Shqipëri

Muja: Kurti bëri mirë që nuk e propozoi Osmanin për presidente, s’ka nevojë për të

Muja: Kurti bëri mirë që nuk e propozoi Osmanin për presidente, s’ka nevojë për të

Kurti emëron Gërvallën edhe si  koordinatore kombëtare për mbrojtje nga dhuna

Kurti emëron Gërvallën edhe si koordinatore kombëtare për mbrojtje nga dhuna

Serbia pret të gozhdohet nga Evropa: Përgjegjësit për Banjskën në burg

BE-ja thotë se Serbia duhet t’u shmanget varësive strategjike jashtë rrugës evropiane, pasi bleu raketa nga Kina

Pas takimit Sorensen-Kurti, shefi i Zyrës së BE-së: Ligji për të huajt do të zbatohet me masa shtesë

Pas takimit Sorensen-Kurti, shefi i Zyrës së BE-së: Ligji për të huajt do të zbatohet me masa shtesë

Arrestohet një person në Ferizaj, për vjedhje të rëndë në tentativë

Policia kap 101 paketa cigare me vlerë rreth 85 mijë euro në Leposaviq, të dyshuarit ikin drejt Serbisë

Vodhi veturën në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

Sulmoi fizikisht motrën e tij, arrestohet i dyshuari në Pejë

​IA po i lodh aq shumë punëtorët sa studiuesit e kanë quajtur këtë gjendje ‘skuqje truri’

​IA po i lodh aq shumë punëtorët sa studiuesit e kanë quajtur këtë gjendje ‘skuqje truri’

Policia e Kosovës reagon ndaj raportimeve në media serbe se kanë kaluar në mënyrë të paautorizuar vijën kufitare me Serbinë

Protestë në Jarinjë, QKMK apelon për shmangie të qarkullimit

​Sot festohet Dita e Verës në Shqipëri

​Sot festohet Dita e Verës në Shqipëri

Sorensen sot pritet nga Kurti, në prag të fillimit të zbatimit të plotë të Ligjit për të huajt

Sorensen sot pritet nga Kurti, në prag të fillimit të zbatimit të plotë të Ligjit për të huajt

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën