Kryetari i Prishtinës ka thënë se ndihet i lehtësuar që nuk pati viktima pas zjarrit që shpërtheu një objekt banesor në lagjen “Emshir” në Prishtinë.
Ai ka shpreh mirënjohje ekipit të zjarrfikësve, policisë edhe ekipeve mjekësore.
“Bashkëndjej me banorët e lagjes “Emshir” pas zjarrit që përfshiu disa prej banesave. Ndihem jashtëzakonisht i lehtësuar që nuk pati viktima dhe shpreh mirënjohjen më të thellë ndaj ekipeve të zjarrfikësve, policisë dhe ekipet mjekësore të cilët me reagimin e tyre të shpejtë dhe profesionalizmin e lartë shpëtuan jetët e qytetarëve”, ka shkruar Rama i cili ka bërë të ditur se ishte në vendin e ngjarjes.
Rama ka falënderur edhe ekipet e zjarrfikësve nga Lipjani, Fushë Kosova dhe Drenasi, për solidaritet in dhe përkushtim të jashtëzakonshëm duke iu ardhur në ndihmë kolegëve të tyre.
Arrin në 13 numri i personave që kërkuan ndihmë mjekësore pas zjarrit në një banesë në “Emshir”