TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
18 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
18 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Rama: Kurti dhe Vuçiq vendosin secili për vete, por ky rajon nuk është vetëm i tyre

nga tëvë1
2 vjet më parë
0
A A
Rama: Kurti dhe Vuçiq vendosin secili për vete, por ky rajon nuk është vetëm i tyre

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se draft-propozimi i tij për Asociacionin e komunave me shumicë serbe është pritur mirë nga aleatët dhe partnerët, derisa ka shtuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiq vendosin secili për vetën, porse ka shtuar se “rajoni nuk është vetëm i tyre”.

Këto komente Rama i ka bërë me rastin e 32-vjetorit të krijimit të Partisë Socialiste, ku ka thënë se socialistët kanë qenë gjithmonë në krah të Kosovës, siç theksoi ai, ndryshe nga Partia Demokratike Sali Berisha, të cilën e kritikoi për persekutim të militantëve të UÇK-së.

“Atyre që e kanë kundërshtuar as pa e ditur fare edhe përmbajtjen dhe fatkeqësisht njësoj si në Prishtinë dhe në Beograd, duke thënë se nuk e presin dhe as nuk duan të dëgjojnë për një propozim nga Shqipëria sepse sipas tyre, secila nga të dyja palët duhet ta bëjë vetë asociacionin sipas mendjes së vet, unë i them dy gjëra: Së pari, ata që flasin kështu jetojnë akoma me komunizmin në kokë kur politika merrej me ‘Kush e tha’ dhe jo ‘Çfarë tha’ dhe së dyti, vërtetë janë ata që vendosin secili për vete, por ky rajon nuk është vetëm i tyre, është dhe i yni, është dhe i disa të tjerëve. Prandaj, nëse atyre u vjen më për mbarë të luajnë akoma luftash një çerek shekulli, pasi lufta ka mbaruar ndërkohë që as njëra pale, as tjetra nuk i hapin dot njëra-tjetrës, jo luftë, por asnjë të shtënë që të kapërcejnë kufijtë sepse aty është Amerikë, është NATO dhe aleatëve tanë të mëdhenj po u soset durimi sepse po kërkojnë paqen përfundimtare, unë ju them që ne, jo vetëm nuk jemi fare të interesuar për atë lojë luftash, por më shumë se kaq, ne jemi plotësisht kundër asaj loje”, tha ai.

Kryeministri shqiptar tha se Kosova ka hyrë në një impas të rrezikshëm dhe se është vetëizoluar progresivisht nga aleatët strategjikë dhe miqtë më të mirë të shqiptarëve.

“Ne aty jemi për Kosovën edhe sot e gjithë ditën ku Kosova ka hyrë në një impas të rrezikshëm, duke u vetë-izoluar progresivisht nga aleatët strategjikë dhe miqtë më të mirë të shqiptarëve, ndërkohë që falë tyre në radhë të parë, Kosovës i ka ardhur në dorë mundësia e madhe reale që ta fitojë edhe diplomatikisht me Serbinë, luftën që ushtarakisht Serbia e ka humbur pa asnjë të drejtë apeli sot në 12 qershor e 24 vjet më parë kur forcat e NATO-s hynë në Kosovë. Qëllimi ynë dhe i udhëheqjes në Kosovë, qëllimi im dhe i kryeministrit të Kosovës, gjithashtu janë krejt të njëjtë, por rrugët për arritjen e atij qëllimi nuk i shohim njësoj, madje gjithnjë e më ndryshe, sidomos kohët e fundit ku për mua, kursi i përplasjes strategjike me aleatët tanë është, jo vetëm një kuturisje me pasoja të pallogaritshme, por është dhe një aventurë pa asnjë kuptim në gjithë kotësinë e vet”, tha Rama.

Rama u shpreh se i vjen mirë që përpjekja për të dhënë një kontribut konkret për dialogun dhe përkatësisht për zgjidhjen e ngërçit të madh të Asociacionit të komunave me shumicë serbe është pritur mirë nga aleatët dhe partnerët ndërkombëtarë. /kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gecaj: FSK në mision humanitar, jo në “zbarkim”

Gecaj: FSK në mision humanitar, jo në “zbarkim”

SPAK sekuestron 21 pasuri me vlerë mbi 9.3 milionë euro

SPAK sekuestron 21 pasuri me vlerë mbi 9.3 milionë euro

Manxhuka: Opozita ngelet e lidhur me “koalicionin e 20-vjeçarit”, pak shpresa për konstituim sonte

Arlind Manxhuka i reagon Ambasadës Gjermane: Nuk ka pasur asnjë manipulim të fotografisë

Nëna lindi në veturë duke shkuar në spitalin e Pejës, nuk mbijeton foshnja

Nëna lindi në veturë duke shkuar në spitalin e Pejës, nuk mbijeton foshnja

Gecaj: FSK në mision humanitar, jo në “zbarkim”

Gecaj: FSK në mision humanitar, jo në “zbarkim”

Emisioni “Këndi i Debatit” 29.07.2025

Emisioni “Këndi i Debatit” 29.07.2025

SPAK sekuestron 21 pasuri me vlerë mbi 9.3 milionë euro

SPAK sekuestron 21 pasuri me vlerë mbi 9.3 milionë euro

Manxhuka: Opozita ngelet e lidhur me “koalicionin e 20-vjeçarit”, pak shpresa për konstituim sonte

Arlind Manxhuka i reagon Ambasadës Gjermane: Nuk ka pasur asnjë manipulim të fotografisë

Nëna lindi në veturë duke shkuar në spitalin e Pejës, nuk mbijeton foshnja

Nëna lindi në veturë duke shkuar në spitalin e Pejës, nuk mbijeton foshnja

“Brukseli me sy kah Presheva” – Marta Kos i shkruan letër Kamberit

“Brukseli me sy kah Presheva” – Marta Kos i shkruan letër Kamberit

“Moment i papërshkrueshëm” – Studentet e Juridikut arrijnë sukses të jashtëzakonshëm në Gjermani

“Moment i papërshkrueshëm” – Studentet e Juridikut arrijnë sukses të jashtëzakonshëm në Gjermani

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X