TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Rama: Kërcënimet e Athinës, shumë antike

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Rama: E rrezikshme çfarë po ndodh në veri të Kosovës, mund të bëhet vatër zjarri

Kryeministri Shqipërisë, Edi Rama e konsideron në kundërshtim të plotë me të drejtën sovrane të Shqipërisë për t’u vetëqeverisur dhe me normat e bashkëjetesës europiane kërcënimet e Greqisë se do të bllokojë rrugën europjane të vendit nëse nuk lejohet betimi i kryetarit të zgjedhur të himarës, Fredi Beleri.

Në një tjetër intervistë për mediat greke, kësaj here për televizionin shtetëror ERT, Rama theksoi edhe një herë se kjo është çështje e drejtësisë.

“Greqia apo Athina mendon se topi është në këtë zyrë për këtë çështje, duke lënë të nënkuptohet që nëse topi nuk shkon në atë drejtim ku e do Athina, Athina do të hakmerret me Shqipërinë, duke penguar procesin e anëtarësimit në BE, – kjo është jo evropiane dhe kjo është shumë antike sipas meje. Nuk mund të bëjë vaki që njëri vend t’i tregojë tjetrit se si duhet të funksionojë në një rast konkret dhe çfarë duhet të bëjë në një rast konkret njëri apo tjetri  për të zbatuar ligjin në vendin e vet”.

Gjithsesi ai theksoi se rasti i Belerit për shkak të specifikës që mbart nuk do të trajtohet ashtu siç e përcakton ligji kur një kryetar bashkie nuk arrin të betohet brenda afati 90 ditor.

“Ky është një rast shumë specifik dhe për këtë arsye unë i kam kërkuar departamentit ligjor këtu në Kryeministri që të japë opinionin se çfarë duhet të bëjmë ne dhe do të zbatojmë përsëri atë që është më e drejta. Unë do të isha  i lehtësuar nëse ne do të mundeshim që t’i linim  procesit gjyqësor mundësinë të përfundonte dhe në fund të procesit të dinim nga drejtësia, jo nga Greqia nëse ky njeri është i fajshëm apo është i pafajshëm”.

Vetë Belerin e konsideron një njeri të barabartë me gjithë shtetasit shqiptar dhe si i tillë ai duhet të përgjigjet po njësoj para ligjit.

“Zotëria është një qytetar i Republikës së Shqipërisë, që duhet të jetë i barabartë përpara ligjit si çdo qytetar i Republikës së Shqipërisë, por njëkohësisht duhet të përgjigjet përpara ligjit si çdo qytetar i Republikës së Shqipërisë”.

Për të vërtetuar se ndalimi i tij nuk është aspak i motivuar nga përkatësia e kombësisë së tij ai solli rastin e kryetarit në detyrë të Himarës, Jorgo Goro.

“Tregojnë që këtu s’ka një përplasje mes shqiptarësh dhe grekësh. Këtu ka një bashkëjetesë krejt të arsyeshme dhe krejt normale”.

Gjithashtu për të treguar se drejtësia në Shqipëri ka nisur të funksionojë dhe se ajo nuk është e ndikuar prej tij solli edhe rastin e goditijes së disa zyrtarëve të lartë socialistë.

“Sot ish zëvendësi im është në kërkim. Janë 4 apo 5 kryetarë bashkish të Partisë Socialiste që janë në paraburgim, në pritje të daljes në gjyq për të njëjtën arsye:Vullnetin e kësaj drejtësie për të goditur pa parë se çfarë ngjyre ka, se afër kujt është apo se kë po lëndon nga pikëpamja politike apo nga pikëpamja financiare”.

 

Ai nuk i kurseu sërish vlerësimet për homologun e tij grek, ndërsa theksoi se pavarësisht gjithë debateve që kanë shoqëruar çështjen Beleri muajt e fundit ai vijon të mbetet një mik tij i sinqertë.

“Në Tiranë, në këtë zyrë, Greqia ka një mik, një mik të vërtetë, një mik të sinqertë. Unë jam kryeministri i Shqipërisë, nuk jam kryeministri i Greqisë dhe unë i shërbej interesave të Shqipërisë dhe jam në krye të një beteje historike që drejtësia në Shqipëri të bëjë drejtësi të barabartë për të gjithë”./Tv Klan/

Tags: GreqiaRama
ShareTweet

Postime të ngjashme

Çmimi i naftës ngritet për 4%

Çmimi i naftës ngritet për 4%

Krejt çfarë tha Trumpi në fjalimin drejtuar Kongresit amerikan

Trump thotë se do ta ‘hedh në erë’ fushën e gazit iranian nëse sulmohet sërish Katari

Sulmi amerikano-izraelit godet rezervuarët e gazit në Iranin jugor

Sulmi amerikano-izraelit godet rezervuarët e gazit në Iranin jugor

Serbia bën ushtrime me NATO-n, por blen raketa nga Kina

Serbia bën ushtrime me NATO-n, por blen raketa nga Kina

Sa është vend i sigurt Kosova për investime?

Finlanda sërish vendi më i lumtur në botë, Kosova renditet e 16-ta – lë pas Gjermaninë, Austrinë e Emiratet e Bashkuara Arabe

​27-vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes në Paris

​27-vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes në Paris

Çmimi i naftës ngritet për 4%

Çmimi i naftës ngritet për 4%

Vazhdon të mbetet e mbyllur për qarkullim rruga Pejë-Kullë-Rozhajë

Vazhdon të mbetet e mbyllur për qarkullim rruga Pejë-Kullë-Rozhajë

Krejt çfarë tha Trumpi në fjalimin drejtuar Kongresit amerikan

Trump thotë se do ta ‘hedh në erë’ fushën e gazit iranian nëse sulmohet sërish Katari

Kosovarja Drena Kusari, emërohet në një nga pozitat më të larta në Microsoft

Kosovarja Drena Kusari, emërohet në një nga pozitat më të larta në Microsoft

Kurti mbledh sot kabinetin qeveritar, në rend dite 17 pika

Kurti mbledh sot kabinetin qeveritar, në rend dite 17 pika

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën