Duke folur për pushtimin rus të Ukrainës, Rama dhe Rutte kanë thënë se kjo luftë e pashembullt dhe e pajustifikuar është sulm kundër rendit juridik ndërkombëtar dhe si e tillë, përbën një kërcënim për lirinë dhe sigurinë në botë.
“Me këtë luftë, presidenti rus, Vladimir Putin, shpresoi të mbillte përçarje midis vendeve të Evropës, por, në fakt, ia doli të marrë të kundërtën. Ne qëndrojmë të bashkuar, jo vetëm anëtarët e Bashkimit Evropian, por të gjitha vendet e Evropës”, thuhet në këndvështrimin e përbashkët të Ramës dhe kryeministrit holandez.
Ata kanë thënë po ashtu se do të bëjnë gjithçka brenda mundësive për të ndihmuar Ukrainën të rifitojë sovranitetin dhe integritetin e plotë territorial dhe do të mbështesin rindërtimin e saj./kp/