Përmes një postimi në Twitter, Rama tha se sot ka diskutuar me liderët e Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut për këtë dhe se një “Jo, na vjen keq” do të jetë ajo që do të dëgjojnë në fund.
Sipas tij, i gjithë Bashkimi është i kidnapuar nga Bullgaria.
“Kam diskutuar sot me liderët e Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut për samitin e radhës të Bashkimit Evropian. Duket se një tjetër ‘Jo, na vjen keq’ do të jetë ajo që do të dëgjojmë në fund. I gjithë Bashkimi është i kidnapuar nga Bullgaria, nuk është një spektakël i mirë për ta shikuar. Çka të bëjmë ne atje?!”, ka shkruar Rama.
Bullgaria ka bllokuar nisjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut për shkak të mosmarrëveshjeve që ka me Shkupin zyrtar për gjuhën dhe historinë. E me këtë, është bllokuar edhe nisja e negociatave me Shqipërinë. /teve1.info/