Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se 100 biçikleta të reja të cilat do të përdoren për transport publik në kryeqytet, tashmë kanë ardhur.
Rama në Facebook tha se shpejt do të fillohet edhe me krijimin e 10 stacioneve ku do të vendosen.
“Në të njejtën kohë jemi duke krijuar shtigje të reja për biçikleta, të cilat do të lehtësojnë udhëtimin me to, duke e bërë më të sigurt”, ka shkruar i pari i kryeqytetit.
Sipas Ramës, përdorimi i biçikletës do të ndihmojë në reduktimin e ndotjes së ajrit e po ashtu në përmirësimin e shëndetit fizik e mendor të qutetarëve./teve1.info./