TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rakiq: QUINT kërkoi nga ne që ta pranojmë pavarësinë e Kosovës

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Rakiq: QUINT kërkoi nga ne që ta pranojmë pavarësinë e Kosovës

Këto komente Rakiq i bëri gjatë një konference për media në Qeverinë serbe në Beograd të martën, ku morën pjesë katër kryetarët e komunave në veri të Kosovës dhe drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviq.

Në shtetet e QUINT-it bëjnë pjesë Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Italia e Franca, dhe që të gjitha e njohin pavarësinë e Kosovës të shpallur më 17 shkurt 2008.

Rakiq tha se në takimin me ambasadorët e QUINT-it kanë rënë dakord që të mos bëhen publike detajet e takimit, por “për shkak të peshës dhe seriozitetit të mesazhit që morën dje, ne kemi një moral njerëzor dhe përgjegjësi politike për të informuar qytetarët se jetojnë në Kosovë”.

“Në takimin, që zgjati më shumë se dy orë, ku kryetarët e komunave i njoftuan ambasadorët për problemet që kanë në komuna… Në atë takim, mesazhi kryesor që dëgjuam nga ambasadorët ishin se shtetet e tyre e njohin pavarësinë e Kosovës. Ne gjithashtu dëgjuan se ata i mbështesin në mënyrë absolute vendimet e marra nga Prishtina. Veçanërisht ata nënvizuan se mbështesin vendimet e

Prishtinës për targat dhe dokumentin për hyrje-dalje që do t’u lëshohet serbëve me të hyrë në Kosovë”, tha Rakiq.

Rakiq tha se ambasadorët e QUINT-it thanë se vendimet e Qeverisë së Kosovës për targat dhe dokumentet serbe janë në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit.

“Ne absolutisht nuk u pajtuam me ta”, theksoi Rakiq.

“Na bën thirrje që ta pranojmë realitetin në terren dhe ai realitet është që Kosova është e pavarur. Asnjë serb, dhe ne ua thamë qartë dje, nuk e pranon atë pavarësi dhe nuk do ta pranojë kurrë. Ne po shikojmë Brukselin, presidentin tonë, Aleksandar Vuçiq dhe po shikojmë dialogun e Brukselit”, tha Rakiq.

Lista Serbe, që është partia udhëheqëse e serbëve në Kosovë dhe ka mbështetjen e Beogradit zyrtar, tha se mbështesin plotësisht presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për takimin që ai do të mbajë në Bruksel me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, më 18 gusht.

Rakiq tha se Kosova mund “me forcë të përpiqet të zbatojë disa vendime”, por se “ne nuk do të marrim pjesë në këtë”.

Rakiq, që është edhe ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, tha se pret që presidenti serb Vuçiq, të gjejë një mënyrë për ta “tejkaluar këtë krizë” në dialogun në Bruksel.

Ndërkaq, në konferencën për media në Beograd, kryetarët e katër komunave në veri – Zubin Potok, Zveçan, Mitrovicë e Veriut dhe Leposaviq – u shprehën të shqetësuar për “patrullimin e shtuar” të Policisë së Kosovës në këtë pjesë dhe thanë se nuk pranojnë vendimet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Më 31 korrik dhe 1 gusht, serbët lokalë bllokuan rrugët që çojnë në dy pikëkalimet kufitare – Jarinjë dhe Bërnjak – që lidhin Kosovën dhe Serbinë.

Bllokadat u ngritën për të kundërshtuar dy vendimet e Qeverisë së Kosovës. Vendimi i parë ka të bëjë me targat serbe me akronime të qyteteve të Kosovës./REL/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Dehari: Moszbardhja e rastit të Astritit tregon për një drejtësi jofunksionale e të qëllimshme

Dehari: Moszbardhja e rastit të Astritit tregon për një drejtësi jofunksionale e të qëllimshme

Kurti: Pas 9 vitesh nuk ka të akuzuar e as të gjykuar për Astrit Deharin, e lëre më të dënuar

Kurti: Pas 9 vitesh nuk ka të akuzuar e as të gjykuar për Astrit Deharin, e lëre më të dënuar

Krasniqi i dërgon letër Kurtit, Abdixhikut dhe Haradinajt për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme

Krasniqi: Pesë vjet padrejtësi për ish-krerët e UÇK-së, Kosova kërkon drejtësi dhe liri për çlirimtarët

Hoxhaj: Veriu i Kosovës platformë elektorale, jo shtetërore

Hoxhaj: Qëndresa e ish-krerëve të UÇK-së është dëshmi e sakrificës dhe dashurisë për atdheun

Ushqimet që do të përmirësojnë funksionin e trurit tuaj

Ushqimet që do të përmirësojnë funksionin e trurit tuaj

“Ndërtuam aleanca të forta”, Rama: Kryeministri britanik për herë të parë në Tiranë

Rama: Nga viti i ardhshëm 100 milionë euro shtesë për pensionistët

Media boshnjake: Cibona turpërohet në Kosovë

Media boshnjake: Cibona turpërohet në Kosovë

Kampionët e Oklahoma bëjnë ligjin në NBA, Bulls kryesojnë në Lindje, fitojnë Warriors e Toronto

Kampionët e Oklahoma bëjnë ligjin në NBA, Bulls kryesojnë në Lindje, fitojnë Warriors e Toronto

Ardon Jashari nuk ftohet nga Zvicra, përzgjedhësi ka një sqarim

Ardon Jashari nuk ftohet nga Zvicra, përzgjedhësi ka një sqarim

Yakini pret që gjysma e stadiumit të jetë me tifozë të Kosovës

Yakini nuk mendon për Kosovën, fokusohet njëherë te Suedia

Dehari: Moszbardhja e rastit të Astritit tregon për një drejtësi jofunksionale e të qëllimshme

Dehari: Moszbardhja e rastit të Astritit tregon për një drejtësi jofunksionale e të qëllimshme

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën