TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
25 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
25 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Vuçiq: Serbia mbështet integritetin territorial të anëtarëve të OKB-së, përfshirë Ukrainën

nga tëvë1
3 vjet më parë
0
A A
Senatorët amerikanë do të priten në takim nga Vuçiq, temë kryesore Rusia dhe Kina

Në fjalimin e tij para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Vuçiq ka thënë se Serbia “ka vepruar me përgjegjësi dhe seriozitet” në këtë aspekt.

“Ne jemi në kërkim të një përgjigjeje të qartë të pyetjes që unë ua kam bërë bashkëbiseduesve, liderëve të shumë shteteve për vite me radhë – cili është dallimi në mes të sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës, dhe sovranitetit dhe integritetit territorial të Serbisë, pasi kjo e fundit është përballur me shkelje të rënda, të cilave shumë prej jush u keni dhënë njohje ndërkombëtare dhe legjitimitet. Unë nuk kam marrë kurrë një përgjigje racionale në këtë pyetje nga askush”, ka deklaruar Vuçiq.

Deklarata e tij ka qenë referencë për Kosovën, e cila ka shpallur pavarësinë më 2008.

Serbia nuk e njeh shtetësinë e Kosovës dhe ia bllokon anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare, përmes mbështetjes së Rusisë dhe Kinës.

Vuçiq ka thënë gjatë fjalimit të tij se Serbia “me durim dhe shumë gatishmëri do të vazhdojë të kërkojë kompromis” me Kosovën, në negociatat që ndërmjetëson Bashkimi Evropian në Bruksel.

“Kompromisi është mënyra e vetme për të arritur paqe afatgjatë. Ne tashmë kemi shterur të gjithë mundësitë tjera dhe nuk po mendojmë të kthehemi në rrugën e luftës dhe përgjakjes”, ka thënë mes tjerash Vuçiq.

Sipas tij, rajoni i Ballkanit nuk mund të durojë edhe një konflikt tjetër.

Presidenti serb ka theksuar se Beogradi është duke zhvilluar negociata “në kushte komplekse, me elemente të një lufte hibride dhe fushatë të ndyrë nga ana e publikut ndërkombëtar”.

“Mjafton t’ju kujtoj një njoftim të mediave botërore se Serbia do të sulmojë fqinjët, dhe që përbën kërcënim për stabilitetin rajonal. Natyrisht, diçka e tillë nuk ka ndodhur kurrë, dhe ka qenë vetëm një prej serive të gënjeshtrave kundër Republikës së Serbisë”, ka thënë ai.

Sipas tij, parimi i paprekshmërisë së kufijve duhet të zbatohet për të gjitha shtetet.

Pavarësia e Kosovës është njohur nga Shtetet e Bashkuara dhe shumica e shteteve të Bashkimit Evropian, për dallim nga disa pjesë të Ukrainës që janë nën kontrollin e separatistëve pro-rusë.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë, ka thënë se shpallja e pavarësisë së Kosovës më 2008, nuk përbën shkelje të ligjit ndërkombëtar.

“Serbia ka qenë dhe do të jetë faktor stabiliteti për gjithë rajonin. Serbia, pavarësisht shumë të pavërtetave dhe falsifikimeve, mbështet Marrëveshjen e Dejtonit. Integritetin territorial të Bosnje-Hercegovinës dhe integritetin e Republikës Sërpska brenda Bosnjës. Dhe vepron kështu, sepse beson që politika e sanksioneve që po zbatohet ndaj Federatës Ruse, nuk mund të ketë rezultate të mira për askënd”, ka thënë Vuçiq.

Ai ka përmendur se disa shtete të Ballkanit Perëndimor kanë tejkaluar shumë barriera që kanë ekzistuar mes popujve për shumë vite.

Si shembull, ai ka thënë se “Serbia dhe Shqipëria, sot, kanë marrëdhëniet më të afërta dhe më miqësore në histori”, dhe se bashkë me Maqedoninë e Veriut, tri vendet kanë krijuar nismën, Ballkani i Hapur.

Nisma, Ballkani i Hapur, është vazhdimësi e Mini-Shengenit ballkanik, e prezantuar në Novi Sad të Serbisë më 10 tetor të vitit 2019.

Kosova, Bosnje-Hercegovina dhe Mali i Zi, nuk janë pjesë e saj.

Ballkani i Hapur është thënë se synon të mundësojë lëvizje të lirë të njerëzve, mallrave dhe shërbimeve në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Deri më tani janë nënshkruar disa marrëveshje që mëtojnë të lehtësojnë lëvizjen në mes të shteteve.

“Pavarësisht përfitimeve të padiskutueshme ekonomike, nisma ka dimension më të gjerë, lidh njerëzit me kultura të ndryshme dhe promovon diversitet. Në këtë mënyrë, Serbia synon të kontribuojë në paqe, stabilitet dhe pajtim në rajon”, ka thënë Vuçiq.

Serbia nuk i ka vënë sanksione Rusisë për luftën e nisur në Ukrainë në fund të muajit shkurt, mirëpo e ka dënuar Rusinë disa herë përmes votimeve në OKB.

Serbia është shtet që varet nga gazi rus dhe sondazhet tregojnë mbështetje të madhe të popullsisë serbe për Rusinë, pavarësisht faktit se ndihmën më të madhe ky shtet e pranon nga Perëndimi.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

Ai e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./rel

ShareTweet

Postime të ngjashme

Trump përmend sërish Kosovën: E zgjidhëm konfliktin me Serbinë

Trump përmend sërish Kosovën: E zgjidhëm konfliktin me Serbinë

Ushtarët izraelitë pranojnë se kanë përdorur dronë civilë për të hedhur granata mbi palestinezët

Ushtarët izraelitë pranojnë se kanë përdorur dronë civilë për të hedhur granata mbi palestinezët

Sulmi i kolonëve ndaj kishës historike në Bregun Perëndimor: Palestinezët e krishterë ngrenë alarmin

Sulmi i kolonëve ndaj kishës historike në Bregun Perëndimor: Palestinezët e krishterë ngrenë alarmin

26 palestinezë të vrarë ndërsa Izraeli intensifikon sulmet në Gaza

Dështon plani i Netanyahut për krijimin e “qytetit humanitar” në Gaza

Presidenca publikon përmbledhjen e vizitës së Vjosa Osmanit në SHBA

Presidenca publikon përmbledhjen e vizitës së Vjosa Osmanit në SHBA

Kulla: Trump i referohej marrëveshjes së Washington-it kur foli për ndaljen e sulmit ndaj Kosovës

Kulla: Trump i referohej marrëveshjes së Washington-it kur foli për ndaljen e sulmit ndaj Kosovës

Ushtroi dhunë fizike e psikike për dy vjet ndaj bashkëjetueses – arrestohet i dyshuari

Arrestohet zyrtar i gjendjes civile në Prishtinë – dyshohet për marrje ryshfeti

“Matrix”- 14.07.2025

“Matrix”- 14.07.2025

Abdixhiku pret Karen Pierce: Kosova duhet të ecë përpara në rrugën euroatlantike

Abdixhiku pret Karen Pierce: Kosova duhet të ecë përpara në rrugën euroatlantike

Dyshime për punësime të familjarëve në një shkollë në Klinë

Dyshime për punësime të familjarëve në një shkollë në Klinë

Ish-kryetari përball kryetarit aktual – Garë e fortë për kryetar të Lipjanit

Ish-kryetari përball kryetarit aktual – Garë e fortë për kryetar të Lipjanit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X