Ka shkuar në mbi 15 mijë numri i viktimave që kanë humbur jetën në Turqi dhe Siri nga tërmeti i fuqishëm i së hënës.
Ndërsa, që ekipet e shpëtimit po bëjnë përpjekje për nxjerrjen e njerëzve që kanë mbetur nën rrënojat e mijëra ndërtesave të rrëzuara nga tërmeti me magnitudë 7.8, shkruan Al Jazeera, transmeton teve1.info
Shumë vende përfshirë Kosovën e Shqipërinë ka dërguar në Turqi ekipe të shpëtimit.
Tërmeti goditi të dyja vendet mëngjesin e hershëm të së hënës e që u pasua edhe nga lëkundje tjera pas tij.
Me këtë rast, presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme për tre muaj. /Teve1.info/