TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Rusia mbush radhët përmes mobilizimit “të paligjshëm” rajonal

nga Besarta Mehmeti
3 vjet më parë
0
A A
Rusia mbush radhët përmes mobilizimit “të paligjshëm” rajonal

Sipas vlerësimeve perëndimore, Rusisë i janë vrarë 25.000 ushtarë dhe në përgjithësi ka pësuar 80.000 mijë viktima deri më tani në luftime dhe Kremlini ende nuk ka arritur të përmbushë asnjë nga objektivët e saj.

Moska, megjithatë, ka shmangur shpalljen e luftës dhe mobilizimin e plotë të rezervave të ushtrisë. Kjo kryesisht për shkak të frikës se një vendim i tillë do të kishte pasoja të brendshme politike nga dërgimi në luftë i burrave nga zonat urbane apo i klasave profesionale. Në vend të mobilizimit të përgjithshëm, Rusia po varet kryesisht nga ushtarët me kontratë që po i rekruton në rajonet e largëta dhe të varfra.

Më 15 shtator, një video u publikua ku shfaqej biznesmeni i lidhur me Kremlinin, Yevgeny Prigozhin, duke rekrutuar mercenarë nga burgjet ruse për të luftuar në Ukrainë. Grupet për të drejtat e të burgosurve në Rusi besojnë se rreth 10.000 të dënuar veçse janë dërguar në Ukrainë për të luftuar.

Edhe pse Prigozhin nuk e ka pranuar se ai është personi që shfaqet në atë video, më 16 shtator ai lëshoi një deklaratë duke mbrojtur praktikën e rekrutimit të të dënuarve.

“Ata që nuk duan të shohin të burgosurit duke luftuar për kompani private ushtarake, ata që e dënojnë një gjë të tillë, që nuk duan të bëjnë asgjë vetë, dhe që në përgjithësi nuk iu pëlqen kjo temë, duhet të dërgojnë fëmijët e tyre në front”, citohet të ketë thënë Prigozhin. “Ose kompanitë private ushtarake dhe të dënuarit ose fëmijët tuaj – vendosni vetë”.

Më 15 shtator, Ramzan Kadyrov, lideri i Çeçenisë në Kaukazin Verior, u bëri thirrje krerëve të 83 rajoneve ruse që të bëjnë një “vetë-mobilizim” në nivel rajonal dhe të dërgojnë të paktën 1.000 “vullnetarë” në luftë “pa pritur nga Kremlini që të njoftojë për mobilizim ushtarak”.

Sipas analizave nga Instituti për Studime të Luftës, me seli në SHBA, që u publikuan më 15 shtator, Kremlini ka “dyfishuar” mobilizimin e tij tinëzar pas kundërofensivës së suksesshme ukrainase që ka dëbuar forcat ruse nga rajoni verilindor i Harkivit.

“Mposhtja në Harkiv Oblast ka shtyrë Kremlinin që të njoftojë për një fushatë të gjerë rekrutimi në Rusi” dhe pjesë e kësaj fushate është edhe nisma e Kadyrovit, shkroi Instituti për Studime të Luftës.

Dy ditë pas deklaratës së Kadyrovit, të paktën edhe katër liderë rajonalë rusë e mbështetën idenë e liderit çeçen. Një prej tyre është lideri i Republikës Volga Mari El, Yuri Zaitsev. Mari El është një prej rajoneve më të varfra dhe veçse ka dërguar tri batalione me vullnetarë në Ukrainë. Burgu ku besohet se është incizuar videoja e Prigozhinit duke rekrutuar të burgosur gjendet në këtë rajon.

Megjithatë, sipas ligjit rus, ideja që rajonet të kryejnë mobilizimet e veta ushtarake është qartësisht joligjore, tha Sergei Krivenko, kreu i organizatës joqeveritare Citizen.Army.Law.

“Rusia, natyrisht, ka një strukturë federale”, tha ai për Current Time, rrjetin në gjuhën ruse të udhëhequr nga Radio Evropa e Lirë së bashku me Zërin e Amerikës.

“Por, të gjitha çështjet e sigurisë dhe formacionit dhe aktivitetit të forcave të armatosura janë funksione ekskluzive të Qeverisë qendrore”.

“Çdo mobilizim apo formacion i ndarë nga njësitë ushtarake jashtë Ministrisë së Mbrojtjes apo Gardës Kombëtare duhet të jetë i pamundur dhe joligjor”, shtoi ai. “Por, natyrisht kjo mund të ndodhë, por është joligjor”.

Krivenko shtoi se ligjet ruse lejojnë individët të shmangin mobilizime të tilla dhe rekrutimet e rregullta ushtarake përmes dispozitave mbi shërbimin alternativ të civilëve.

“Njerëzit nuk po detyrohen që përmes dhunës të shkojnë në ushtri”, tha ai. “Ata po mashtrohen në disa mënyra, duke iu ofruar shuma të mëdha parash dhe përfitime të tjera, që si rregull nuk paguhen. Por, askush nuk po detyrohet. Dhe kjo nënkupton se ka shanse për qytetarët në Rusi, që kanë mendje të shëndoshë, të vendosin vetë nëse duan të marrin pjesë në këtë ligësi”.

“Po them se kjo është e mundur, por unë nuk po them se është e lehtë”, shtoi Krivenko. “Kohët e fundit është bërë shumë e vështirë që të arrihet kjo, por ende ka shanse. Vetëm duhen përpjekje shtesë”./rel

ShareTweet

Postime të ngjashme

Shqipëria po përballet me zjarre, 21 vatra aktive, një pjesë e tyre të qëllimshme

Shqipëria po përballet me zjarre, 21 vatra aktive, një pjesë e tyre të qëllimshme

Pas 14 vitesh, Al Jazeera largohet nga Ballkani

Pas 14 vitesh, Al Jazeera largohet nga Ballkani

Vdes në Shqipëri ish-ambasadori gjerman, Werner Daum

Vdes në Shqipëri ish-ambasadori gjerman, Werner Daum

“Diçka e çuditshme po ndodh”, Trump flet rreth dronëve në disa shtete amerikane

Trump vendos 30% tarifë kundër mallrave të BE-së dhe Meksikës

Arrestohet një person në Matiqan, i gjenden armë dhe marihuanë në shtëpi

Arrestohen katër persona në Ferizaj pasi dyshohet se u rrahën në mes vete

APK-ja dorëzon kallëzim penal ndaj katër deputetëve për mosdeklarim të pasurisë

APK-ja dorëzon kallëzim penal ndaj katër deputetëve për mosdeklarim të pasurisë

Dyshohet se një vajzë në Fushë-Kosovë është dhunuar nga dy persona

Dyshohet se një vajzë në Fushë-Kosovë është dhunuar nga dy persona

Ish-drejtori i Urbanizmit në Prizren ngrit kallëzim penal ndaj Totajt

Ish-drejtori i Urbanizmit në Prizren ngrit kallëzim penal ndaj Totajt

A duhet të pini ujë me akull në mot të nxehtë?

A duhet të pini ujë me akull në mot të nxehtë?

Sot, vazhdimi i seancës së 39-të konstituive

Sot tentimi i 46-të për konstituimin e Kuvendit

Si ta mbani nxirjen verore sa më gjatë?

Si ta mbani nxirjen verore sa më gjatë?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X