TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Kroacia zëvendëson kunën me euron

nga tëvë1
3 vjet më parë
0
A A
Kroacia zëvendëson kunën me euron

Kroacia është tashmë ekonomi shumë e “euroizuar” sepse më shumë se gjysma e kursimeve dhe kredive të brendshme janë në euro ndërsa më shumë se dy të tretat e shkëmbimeve ekonomike dhe i njëjti numër turistësh vijnë nga Eurozona.

Zëvendësimi i kunës me euron është proces që teknikisht filloi me evidentimin e çmimeve të dyfishta që u bënë të detyrueshme pothuajse në të gjitha pikat e shitjes dhe që shumë shitës me pakicë e prezantuan edhe përpara afatit të përcaktuar, 5 shtatorit.

Euro është bërë zyrtarisht valutë kroate në mesnatën e 1 janarit 2023, por deri më 14 janar qytetarët do të mund të paguajnë ende në kuna, ndërsa rimbursimet do të bëhen në euro, vetëm në raste të jashtëzakonshme në kuna. Pritet që zinxhirët e shitjes me pakicë të jenë ndër vendet kryesore për konvertimin e kunave të mbetura në euro dhe shitësit e vegjël po përgatiten intensivisht për shkëmbimin e kunës, raportoi Anadoly Agency.

Është përcaktuar kursi fiks i konvertimit prej 7,53450 HRK për 1 euro, sipas të cilit të gjitha kursimet në llogaritë rrjedhëse dhe xhiro kuna të qytetarëve dhe subjekteve afariste do të konvertohen automatikisht në euro në të gjitha bankat duke filluar nga sot.

Procesi teknik i kalimit në euro është kërkues në shumë aspekte. Kështu që nga 15 dhjetori, për shkak të riprogramimit, rreth 2.700 nga gjithsej 4.000 bankomate në Kroaci janë jashtë funksionit për shkak të përshtatjes së tyre me kartëmonedhat euro. Tërheqja e parave në të gjitha bankomatet është falas për qytetarët, edhe nëse bëhet fjalë për bankomat të një banke tjetër.

Kritikët e futjes së euros, kryesisht nga e majta dhe e djathta ekstreme politike, paralajmërojnë se shuarja e kunës është humbje e sovranitetit monetar dhe pjesë e identitetit kroat, por edhe një mundësi për tregtarët për të rritur çmimet. Megjithatë, presionet inflacioniste për shkak të futjes së euros janë të vogla, midis 0.2 dhe 0.4 për qind, thekson Ministria kroate e Financave.

Për euron duhej të ndërmerreshin reforma të gjera, të cilat përfshinin menaxhimin e kompanive publike, parandalimin e pastrimit të parave, kriteret makroekonomike etj.

Banka Kombëtare e Kroacisë njoftoi se me hyrjen e vendit në Eurozonë, qytetarët dhe sipërmarrësit do të kenë përfitime konkrete, të drejtpërdrejta dhe të përhershme, pasi rreziku i monedhës do të zhduket dhe Kroacia do të jetë më tërheqëse për investime dhe më e sigurt në kohë krize./kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

Shefi i Mossadit kërkon ndihmën e SHBA-së për zhvendosjen e palestinezëve

Shefi i Mossadit kërkon ndihmën e SHBA-së për zhvendosjen e palestinezëve

Dy vëllezër 8 dhe 10 vjeç mbyten në lumin Shkumbin

Dy vëllezër 8 dhe 10 vjeç mbyten në lumin Shkumbin

​Tre zëvendës sherifë të vrarë në një poligon për stërvitje në SHBA

​Tre zëvendës sherifë të vrarë në një poligon për stërvitje në SHBA

Pranvera Kastrati emërohet drejtoreshë në sekretariatin e CEFTA-s

Pranvera Kastrati emërohet drejtoreshë në sekretariatin e CEFTA-s

Familja Hasani fal gjakun e djalit 14-vjeçar

Familja Hasani fal gjakun e djalit 14-vjeçar

Krasniqi thotë se konstituimi i Kuvendit mund të bëhet të hënën nëse Limaj propozohet për kryeparlamentar

Krasniqi thotë se konstituimi i Kuvendit mund të bëhet të hënën nëse Limaj propozohet për kryeparlamentar

“InfoNata” 18.07.2025

“InfoNata” 18.07.2025

Sveçla: Veprimtaria e “Mbrojtjes Civile” dhe “Brigadës së Veriut” do të ndëshkohet sipas legjislacionit

Sveçla konfirmon ndalimin e Igor Popoviq: Nuk do të tolerojmë fyerje dhe përdhosje të historisë sonë

Leverkusen turpërohet nga juniorët e Flamengos, Ten Hag debuton me humbje

Leverkusen turpërohet nga juniorët e Flamengos, Ten Hag debuton me humbje

Shefi i Mossadit kërkon ndihmën e SHBA-së për zhvendosjen e palestinezëve

Shefi i Mossadit kërkon ndihmën e SHBA-së për zhvendosjen e palestinezëve

Qazim Laçi do të luajë në Turqi, gati nënshkrimi me Rizesporin

Qazim Laçi do të luajë në Turqi, gati nënshkrimi me Rizesporin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X