tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!

Ekonomia në Shqipëri do të ngadalësojë, ky është parashikimi i FMN-së

tëvë1 nga tëvë1
03/01/2023
A A
Ekonomia në Shqipëri do të ngadalësojë, ky është parashikimi i FMN-së
Share on FacebookShare on Twitter

Ekonomia shqiptare do të ngadalësohet ndjeshëm në vitin 2023. Kriza globale e çmimeve dhe presionet inflacioniste mbeten rreziqet kryesore duke bërë që si qeveria ashtu edhe organizmat ndërkombëtare të kenë projeksione më pesimiste për ecurinë e ekonomisë.

Parashikimin më konservator e bën Fondi Monetar Ndërkombëtar sipas të cilit ekonomia shqiptare do të rritet me vetëm 2% në vitin 2023, më e ulëta sipas tij në rajon.

Ndikimi i luftës në Ukrainë, rritja e çmimit të energjisë dhe ngadalësimi i rritjes ekonomike botërore shihen si faktorët kryesorë edhe nga Banka Botërore që pritet të ngadalësojnë edhe ritmet e rritjes ekonomike të vendit tonë.

Në vlerësimet e saj të fundit, Shqipëria pritet të ketë rritjen e prodhimit të brendshëm bruto 2.3% për vitin 2023, nga 3.2% të pritshëm në 2022 ndikuar nga ecuria mjaft pozitive e turizmit. Thuajse në të njëjtat nivele e parashikon edhe Banka e Shqipërisë rritjen ekonomike për 2023, në 2.4% ndërsa evidenton inflacionin e lartë si rrezikun kryesor të ekonomisë.

Më optimiste ndërkohë është qeveria që në skenarët e saj më negativë pret që në vitin 2023 ekonomia të zgjerohet me vetëm 2.6%, dukshëm me rënie krahasuar me pritshmëritë e vitit 2022 në 3.7%./kp

 

Të ngjashëm

Presidenti i Konfederatës së Punës: Plani Kombëtar i Rimëkëmbjes të ndryshohet
RAJONI/BOTA

Presidenti i Konfederatës së Punës: Plani Kombëtar i Rimëkëmbjes të ndryshohet

08/02/2023
Temperatura -13 gradë  në qarkun e Korçës, rekomandohet përdorimi i pajisjeve dimërore
RAJONI/BOTA

Temperatura -13 gradë  në qarkun e Korçës, rekomandohet përdorimi i pajisjeve dimërore

08/02/2023
Zjarr në një rafineri të naftës ruse afër kufirit me Ukrainën
RAJONI/BOTA

Zjarr në një rafineri të naftës ruse afër kufirit me Ukrainën

08/02/2023
Pas 52 orësh shpëtohet nga rrënojat 8-vjeçari në Turqi
RAJONI/BOTA

Pas 52 orësh shpëtohet nga rrënojat 8-vjeçari në Turqi

08/02/2023
Zelenski mbërrin për vizitë zyrtare në Britani të Madhe
RAJONI/BOTA

Zelenski mbërrin për vizitë zyrtare në Britani të Madhe

08/02/2023
Erdogan viziton qytetet e goditura nga tërmeti
RAJONI/BOTA

Erdogan viziton qytetet e goditura nga tërmeti

08/02/2023
Kosova dërgon në Turqi katër mjekë e katër infermierë për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti

Kosova dërgon në Turqi katër mjekë e katër infermierë për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti

08/02/2023
0

Kosova do të dërgojë katër mjekë dhe katër infermierë për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti në Turqi. Kështu bëri...

FSK-ja e shpëton një fëmijë 2 vjeç në Turqi

FSK-ja e shpëton një fëmijë 2 vjeç në Turqi

08/02/2023
0

Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë shpëtuar sot një fëmijë 2 vjeç në Turqi, nën rrënojat e shkaktuara nga...

Amerikani Grimes i bashkohet Prishtinës

Amerikani Grimes i bashkohet Prishtinës

08/02/2023
0

Alo-qendra Nate Grimes është përforcimi më i ri i Sigal Prishtinës. Grimes (208 cm) është prezantuar të mërkurën te Prishtina,...

Ambasadori Rohde entuziast për tri marrëveshjet e nënshkruara

Ambasadori Rohde entuziast për tri marrëveshjet e nënshkruara

08/02/2023
0

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde është shprehur entuziast në lidhje me 3 marrëveshjet e lëvizshmërisë që sipas tij,...

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.